Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të konturoni dhe theksoni për formën tuaj të fytyrës!

Vetëm për 60 sekonda dhe jo më shumë!

Konturimi dhe theksimi ekstrem origjinën e kanë dekada më herët nga drag komuniteti, si një mënyrë për të formësuar fytyrën me anë të grimit. Industria e bukurisë këtë formë të grimit adaptoi vitet e fundit, vetëm që të gjithë të munden të arrijnë pamje të përsosur çdo ditë të jetës.

Dhe nëse ju keni provuar të konturoni fytyrës tuaj në vitet e fundit, me siguri keni ndjekur një shabllon të fytyrës bazuar në formën tuaj të fytyrës. Por tani që jemi në vitin 2019, gjërat kanë ndryshuar.

Nga 2012 në 2018, konturimi bazuar në formë të fytyrës ishte shumë i rëndësishëm,” thot grimerja Jenna Nicole. “Tani, më pak shkon shumë, dhe neve po e pëlqejmë pamjen e lëkurës së njomë dhe natyrale. Konturimi i vjetër dhe trendet e theksimit kishin për qëllim ndryshimin e pamjes së fytyrës në tërësi, por kohën e fundit, forma natyrale e fytyrës po preferohet më shumë.”

Çfarë kozmetike përdorni për konturim?

Ashtu siç është e rëndësishme zotërimi i konturimit, gjithashtu me rëndësi janë mjetet që përdorni për një përfundim sa më natyral. Për konturimin tuaj të përsosur, Nicole thot se juve ju duhet një kremë apo pudër 3 hije më e errët se toni i lëkurës suaj.

Kjo nënkupton që: nëse keni ton të zbehtë, mos zgjedhni një kafe të errët, kërkoni një që është 3 hije më e errët se lëkura juaj. Sa për ndërtone, përdorni një të kafe të zbehtë nëse keni një ndërton të ftohtë, dhe merrni një kafe të kuqe nëse keni ndërton të ngrohtë.

Sa i përket asaj se a duhet të zgjedhni kremë apo pudër, Nicole thot të zgjedhni formulën basuar në llojin si dhe teksturën e lëkurës suaj. Nëse në grimin tuaj krijohen linja të vogla ose keni lëkurë të thatë atëherë zgjedhni një kontur kremi,. Nëse keni lëkurë të yndyrshme ose thjesht dëshironi një përfundim mat, atëher zgjedhni pudër.

A e aplikoni bazën e grimit para ose pas konturimit?

Ashtu si ka ndryshuar koncepti i konturimit, ashtu ka ndryshuar edhe rradhitja e aplikimit. Më herët, mbase keni aplikuar bazën dhe pastaj keni aplikuar bronzer dhe theksues. Por tani, Nicole thot se ju duhet të aplikoni theksuesin mbi mollëza dhe pastaj të aplikoni bazën dhe pas kësaj të përfundoni me konturin.

Duket e çuditshme por gjithçka është me kuptim. Me përzierjen e bazës mbi theksues, “ju përsëri mund të vëreni teksturën e lëkurës, në vend që të shihni një vijë të dukshme theksimi,” thot ajo. “Thjesht, lëkura juaj do të duket me shkëlqim natyral, dhe kjo është rezultat i theksimit nën bazën e grimit.”

A mundeni të konturoni pa e aplikuar theksuesin?

Me siguri që po. Ju mund të bëni atë që doni. Në fakt, Nicole thot se shumë grimer po largohen nga theksimi tradicional i mollzave dhe në vend të kësaj po i japin një shkëlqim të përgjithshëm lëkurës në mënyrë që të duket sa më natyrale. Truku: Përzini disa pika të vajit të fytyrës në bazën e grimit dhe pastaj aplikojeni në fytyrë për një theksim të barabartë.

A vendosni pudër mbi kontur ose theksues?

Kjo është teknika gjatë së cilës grimeri aplikon pudër të shumtë mbi grimin tuaj në mënyrë që grimi juaj të qëndrojë për një kohë më të gjatë. Nëse juve keni nevojë që grimi juaj të qëndrojë për një kohë më të gjatë, Nicole ju rekomandon që të përdorni pudër pluhur në ballin tuaj, nën sy si dhe të mos konturoni fare. Pastaj spërkatni një sprej në tërë fytyrën për të përzier gjithçka dhe për të lëmuar linjat e ashpra.

image

Në rregull, atëher si të konturoni dhe theksoni?

Tani që konturimi nuk ka për qëllim ndryshimin e formës së fytyrës, ju nuk duhet të jeni një profesionist për të zotëruar këto 2 gjëra. Ja hapat kryesor që ju duhet ti ndjekni.

Hapi i 1: Përgatitni lëkurën me një hidratues dhe një primer.

Hapi i 2: Aplikoni një theksues kremi në mollëza, në hundë dhe në vetulla si dhe në këndet e brendshme të syve.

Hapi i 3: Përzini bazën me një lloj të vajit për t’a tretur bazën, dhe pastaj aplikojeni atë në fytyrë me anë të një sfungjeri.

Hapi i 4: Për konturim, ndjekni hijet e formës së fytyrës suaj. Nëse mendoni që nofullat e juaja nuk janë të definuara sa duhet, aplikoni pudër në skajet e nofullës ose kremë. Nëse dëshironi mollëza të theksuara, aplikoni kontur nën mollëza.

Hapi i 5: Në zonën T aplikoni pudër, dhe pastaj spërkatni sprej në fytyrë.