Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të kaloni rutinën tuaj të flokut në produkte organike dhe natyrale!

Është koha të konsideroni një rutinë bukurie detoksifikuese. Kur ne largohemi nga kimikatet që gjenden në produktet e shumta tradicionale për bukuri, të gjithë fitojnë: planeti, kafshët që nuk përdoren për testim, si dhe ne. Por sikur çdo dietë, mundimi për t’i vënë në praktikë – dhe t’i përmbaheni – është i vërtetë.

Nëse asnjëher se keni menduar ndryshimin e rutinës suaj në atë më të gjelbër, merrni parasysh që Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar vetëm 13 kimikate helmuese nga produktet e bukurisë, në krahasim me përreth 1,400 përbërës që janë ndaluar në Europë. Kjo nënkupton që ne po aplikojmë substanca të mundshme të dëmshme në trupin tonë çdo ditë pa e kuptuar atë.

Fatmirësisht, një numër i madh i brendeve të reja dhe ato ekzistuese po marrin përgjegjësi në duart e tyre me ofrimin e alternativave më të sigurta me përbërës nga burime të ndërgjegjshme. Madje edhe barnatoret tani ofrojnë një bollëk të mundësive.

Me këto mundësi të reja pasojnë edhe probleme të tjera si : përkthimi i përbërjeve dhe mundimi që të mos mashtrohemi nga fjalët e ndryshme që ato përdorin. Kompanitë mund të mashtrojnë duke përdorur fjalë si “natural”, “organic”, “eco-friendly” dhe “vegan” për të reklamuar produktet e tyre, pa asnjë agjension që i kontrollon. Ja si të kuptoni ato terme në mënyrë që të mos mashtroheni rradhën e ardhëshme:

“Natural”

Kjo është një term mbulues që përshkruan përdorimin e përbërësve nga burime natyrale. Është njësoj sikur po të drejtoheshit në Wikipedia për një hulumtim – mbase po merrni një produkt të mirë, por që të gjithë kanë të drejtë të përdorin këtë term, gjë që e bënë të vështirë të jemi të sigurt.

“Pa (Non-GMO)”

GMO apo organizma të modifikuar gjenetikisht, bien nën kategorinë e “natural”. Kujdes në etiketat e “Pa GMO” që të siguroheni se përbërësit e modifikuar gjenetikisht nuk janë në produktet e juaja të flokut.

“Organic”

Kur përdoret në mënyrë të duhur, ky term i referohet përbërësve të mbledhur në mënyrë të duhur, të korra që janë rritur pa përdorimin e kimikateve helmuese apo pesticide.

“Vegan”

Vegan janë produktet që përmbajnë përbërës me bazë bimore apo që nuk janë testuar në kafshë.

“Eco-friendly”

Idealisht, kjo referon në produkte, paketimi dhe përbërësit e së cilëve nuk janë të dëmshme për ambientin pas hudhjes apo asgjësimit.