Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të kaloni nga rutina verore e kujdesit të lëkurës në atë të vjeshtës!

Është koha të ndryshoni rutinën tuaj të lehtë verore për kujdesin për zgjedhje të tjera më të pasura dhe më të rënda.

Me vjeshtën e cila është në prag, është koha të mendoni për lëkurën tuaj. Vjeshta sjell mot më të ftohtë dhe zvoglim të lagështisë, gjë e cila shkakton ajr më të thatë dhe e cila rezulton në lëkurë më të thatë. Për të shmangur lëkurën e thatë, neve kemi biseduar me disa dermatolog për të na treguar disa këshilla rreth rutinës së lëkurës për motin e vjeshtës.

Provoni një hidratues më të trashë

Thuani lamtumirë hidratuesit pa vaj dhe të lehtë që keni përdorur gjatë stinës së verës. Është koha të filloni me hidratues më të rëndë, thot Marchbein. Ajo rekomandon një krem më të rëndë i cili përbëhet nga ceramidet, të cilat janë “përbërës thelbësorë dhe acide të shëndetshme yndyrore të cilat gjenden në mënyrë natyrale në lëkurë por të cilat kohë pas kohe në muajt e ftohtë duhet të pranohen edhe nga jasht.”

Shtoni një losion trupi

Kur lagështia e verës përfundon, lëkura fillon të bëhet më e thatë, pasi që në ajr ka më pak lagështi për të hidratuar lëkurën, thot Joshua Zeichner. Mënyra më e lehtë që të mos kruhet lëkura? Pasuroni lëkurën me hidratues, nga maja e kokës deri në këmbë. “Hidratuesit ofrojnë një barrierë mbrojtëse në lëkurë, duke lejuar atë të mbajë hidratimin brenda dhe në sipërfaqe të lëkruës,” thot ai.

Ndaloni me zhveshjen e lëkurës

Përderisa moti fillon të ftohet, është mirë nëse ndaloni përdorimin e përbërësve të fortë si: retinoidet dhe glikoikët, thot Elizabeth Tanzi. Ajo rekomandon të përdorni 1 maskë 1 herë në javë për të larguar çngjyrosjen që është shkaktuar nga dielli veror.

Merrni suplemente

“Fillimi i vjeshtës duhet të fillojë me rigjenerimin dhe riparimin e lëkurës nga dëmtimet që janë shkaktuar nga moti i nxehtë dhe rrezet e diellit,” thot Ava Shamban. “Antioksidantët e lëkurës mund të shkatrrohen nga ekspozimi në motin e nxehtë.” Këshilla e sajë për rikthimin e hidratimit? Filloni nga brenda-jasht. “Merrni një suplement të lëngshëm për konsumim, pasi që ato mund të ju ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës nga brenda trupit,” thot ajo.

Investoni në një makinë e cila nuk do lejojë që ajri të thahet

Nxisni hidratimin në shtëpinë tuaj duke shtuar hidratuesin tuaj me ndihmën e një makine e cila do e mbajë lagështinë e ajrit në nivel të duhur, thot Tanzi.