Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të gjeni xhinse të cilat iu përshtaten vitheve tuaja!

Gjetja e xhinseve që i përshtaten formës së trupit tuaj është një punë arti. Asnjë formë e trupit nuk është e njejtë, dhe të gjith ne kërkojmë diçka të veçant nga xhinset tona, qoftë theksimi i trupit, zgjatja e tij ose ngritja e vitheve. Për të na udhëzuar rreth kësaj çështje, ne kemi biseduar me stilisten e Kourtney Kardashian, Dani Michelle, që të na tregoj se si të gjejmë xhinset e duhura për ne. “Varësisht nga gjatësia dhe ijet, ju do dëshironi të gjeni një palë xhinse që do krijojnë theksime të duhura të formës së trupit tuaj. Një gjë kryesore që nuk duhet të harroni është gjetja e lartësisë së duhur të shtratit të xhinseve” tha eksperti i modës.

Konsideroni xhinset si një investim në garderobën tuaj, pasi që ato janë veshjet që i përdorni më së shumti gjat jetës suaj.

Mësoni më shumë rreth këshillave të stilit nga Dani në pjesën në vijim:

Formë të orës së rërës

“Nëse keni një figurë të orës së rërës, kjo do të thot që ju keni formën ideale që duhet ta theksoni. Xhinse me shtrat të lartë do theksojnë trupin tuaj. Këto xhinse do theksojnë vithet  dhe do krijojnë iluzionin e këmbëve të gjata”.

Me forma joshëse (curvy)

“Nëse keni një trup curvy, ju rekomandoj të gjeni një palë xhinse më të errëta pasi që një hije më e errët do ju bëjë të dukeni më e gjatë. Gjithashtu ju sugjeroj të zgjedhni xhinse të gjata deri në kyç të këmbës dhe të ngushta. Më e rëndësishme është ajo se si përshtaten me vithet tuaja, edhe nëse jeni mes 2 madhësive, merrni ato që ju përshtaten në belin tuaj dhe pastaj ju mund ti rregulloni tek rrobaqepësi pjesën tjetër të xhinseve.

Formë të dardhës

“Për trupin me formë dardhe, ju do të duhet të mundoheni të barazoni proporcionet e pjesës së ulët të trupit me pjesën e lartë. Disa truqe janë të vishni xhinse të shkurtëra të cilat do tërheqin vëmendjen tek këmbët dhe të krijojnë iluzionin e këmbëve të gjata. Në mënyrë që vithet e juaja të duken më të rrumbullakëta, mundohuni të gjeni xhinse në të cilat xhepat janë të vendosura më lart dhe ndihmojnë në dukje më joshëse të trupit”.

Trup të shkurtër

“Nëse keni një figurë të vogël, ju mund të vishni çfar do lloj të xhinseve, por më e mira do ishte nëse zgjedhni një palë që zgjatë këmbët tuaja. Një palë xhinse të gjata dhe të ngushta do theksojnë figurën e imët të trupit tuaj, dhe një palë xhinse me shtrat të lartë do zgjasin madhësinë e trupit tuaj. Sa ju përket vitheve, xhepa më të vogël do krijojë iluzionin e vitheve më të mëdha.

Trup të gjatë

“Nëse jeni e gjatë, juve ju duhen një palë xhinse me shtrat të mesëm të cilat do ju përshtateshin më së miri. Xhinse me shtrat të mesëm ose të ulët do i formësojnë ijet dhe vithet tuaja”.