Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të forconi thonjtë pas një manikyri me gell!

Plus, produkte që do fshehin dëmin.

Kur manikyri me gell dhe shellak arritën në skenë, ato ishin një ndryshim i lojës së thonjve. Llaqet e thara e bëjnë të lehtë jetën dhe nuk na lënë të brengosemi për thonj të thyer. Shtresa e trashë e llakut gjithashtu mban thoin larg thyerjes, duke i lejuar ato të zgjaten sa të kemi dëshirë. Por në anën tjetër, gelli mund të rezultojë në thonj të brishtë që thyhen shumë lehtë, sidomos nëse largohet gelli në mënyrë të gabueshme. Dermatologët gjithashtu brengosen edhe për dritën UV që përdoret për tharjen e llakut – por asnjë hulumtim i deri më tani nuk është bërë për këtë gjë.

“Dëmet nga gelli janë të vërteta, porsi një shkurtim i keq i flokut apo një ngjyrë e gabuar,” thot manikyristja Michelle Saunders. “Lajmi i mirë është se thonjtë rriten dhe ushqehen pa marrë parasyshë se çfarë iu bëni ju atyre.” Pra, pas 2 jave të terminit me gell, trajtoni thonjt tuaj për shërim. Ne kemi krijuar një listë të problemeve më të zakonshme të manikyrit si dhe zgjedhjet më të thjeshta.

Problemi i parë: Njolla të bardha apo linja në thoin tuaj natyral si dhe pllaka e thonjve ndjehet e pabarabartë

Dëmi pas gellit zakonisht shkaktohet nga procesi i largimit. Përdorimi i mjeteve dhe teknikave të gabueshme mund t’u shkaktojnë thonjëve një traumë të vogël. Këtu gjeni mënyrën e duhur:

Së pari, ju duhet të prishni ngjitësin e gellit me një limë thoi para se të aplikoni një top pambuku të zhytur me aceton të pastër në thonjtë tuaj. Pastaj siguroni pambukun në thonj me foli. Pas 10 minutave apo më shumë, gelli duhet të leskërohet me ndihmën e një lime. Shmangni largimin e tij me një shtytës metali të kutikulave për këtë hap. Acetoni do e zbus pllakën e thoit, madje edhe gërryerjet më të lehta të thoit do shtyejn qelizat të formojnë njolla të bardha.

Nevojiten 3-6 muaj që thonjtë tuaj të rriten në tërësi, deri sa këto njolla të largohen. Jepni një pushim thonjve nga gelli që të lejoni shërimin e pllakës së thoit. Ju mund të lëmoni apo të forconi thoin gjat procesit me një base coar që ka një matriks zhelatine.

Problemi i dytë: Thonjtë po thyhen vazhdimisht pasi që të largohet gelli

“Thonjtë tuaj janë mësuar me shtresën e gellit mbrojtëse, për këtë arsye, jeta e përditshme mund të shkaktojë thyerje të tyre,” thot Saunders. Nëse thonjtë tuaj po thyhen pas edhe një prekje të butë, shkurtoni në një gjatësi që nuk ju shkakton probleme me thonjtë.

Problem i tretë: Thonjtë tuaj po qërohen dhe po leskërohen

Thonjtë përbëhen nga lëkura e vdekur, më saktësisht nga një proteinë që quhet keratinë. “Thonjtë mund të thahen dhe të dobësohen, sikur floku pas një ngjyrosje apo stilimi),” thot Saunders. Sipas Palm, thonjtë gjithashtu humbin hidratimin më shpejtë se sa pjesa tjetër e lëkurës. Rihidratoni ato me anë të një vaji të kutikuleve, sidomos pas pastrimit të duarve. “Shmangni ekstremet si ato shumë të thata apo shumë të hidratuara,” thot Palm. Nëse thoi është i thatë mund të dobësohet, dhe nëse hidratohet shumë, mund të zbutet – të dy situatat e bëjnë thoin të prirur nga dëmet. “Përdorni një kremë gjatë natës për të mbajtur duars të hidratuar, vendosja e dorezave prej pambuku mbi kremë për të zmadhuar penetrimin,” thot Palm. Thonjtë e leskëruar gjithashtu janë një shenjë që keni gabuar: keni qëruar gellin. “Gjithnjë që qëroni gellin pa e thyer lidhjen, pastaj një shtresë e pllakës së thoit largohet.”

Eveline Cosmetics total action nail conditioner 8in1 12ml

Rimmel nail care perfector 12ml

Rimmel nail care day rescue 14 12ml