Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të dukeni e përkryer edhe kur moti është i nxehtë

Kemi përmbledhur disa truqe që do t’ju ndihmojnë të dukeni e përkryer edhe në vapën më të madhe jashtë.

  1. Si t’i evitoni njollat nga djersa

Gjëja e parë që na shqetëson gjatë verës është djersitja e tepërt. Ja disa këshilla se si t’i evitoni njollat nga djersa në rrobat e juaja.

  • Përzgjedhni veshje me ngjyrë të errët;
  • Vishuni pa mëngë;
  • Vendosni deodorant shumë më herët para se të dilni jashtë, pasi që ka nevojë të absorbohet;
  • Në mot me vapë mos pini gjëra të nxehta, me kafeinë dhe me alkool, dhe shmanguni nga ushqimet pikante;
  • Përdorni copa speciale për nënqetulla (copa që e absorbojnë djersën).

 

  1. Si të çliroheni nga shkëlqimi i yndyrshëm

Gjatë verës gjëndrat e yndyrës punojnë më shumë dhe ky është lajm i keq për ju me fytyrë të yndyrshme. Që të shmangeni nga kjo ju duhet regjim special i lëkurës, posaçërisht nëse keni lëkurë të yndyrshme.

  • Përdorni xhel, me acid salicilik apo glikolik, për fytyrë;
  • Në vend të kremave me vaj, përdorni xhel njomës dhe serume me bazë ujore.
  • Lajeni fytyrën me ujë të vakët, pasi që uji i ngrohtë i stimulon gjëndrat e yndyrës;
  • Përdorni maskë balte dhe fërkues, një apo dy herë në javë.

 

  1. Si të zgjasë makijazhi

Një problem tjetër i verës është makijazhi që shkrihet. Fatmirësisht, i kemi disa mënyra se si të parandalohet kjo situatë.

  • Në vend të kozmetikës së rregullt, përdorni atë alternative;
  • Pas larjes së fytyrës, fërkojeni atë me akull, pasi që kështu do të shtrëngoni poret, freskoni lëkurën dhe do ta bëni makijazhin rezistent ndaj vapës;
  • Mos përdorni makijazh dramatik që krijon vija të dalluara, sikur mund të jetë buzëkuqi mat;
  • Në përgjithësi, “më pak është më shumë” i referohet makijazhit në ditët verore.

 

  1. Si të çliroheni nga irritimi pas depilimit

Produktet për depilim janë agresive ndaj lëkurës, pasi që e thajnë dhe e irritojnë atë. Që mos të keni probleme të tilla, provoni rekomandimet e mëposhtme.

  • Koha më e mirë për t`u depiluar është mesi i ciklit tuaj menstrual, pasi që gjatë menstruacioneve lëkura juaj është tepër e ndjeshme;
  • Përdorni fërkues 1-2 ditë para depilimit që ta pastroni lëkurën dhe t’i hiqni qelizat e vdekura të lëkurës;
  • Para depilimit, bëjeni një dush që ta pastroni lëkurën dhe t’i zbutni qimet. Pas depilimit aplikoni ujë të ftohtë ose përdorni kremë me hidrokortizon dhe aloe vera.
  • Mos përdorni kozmetikë që përmban alkool deri një ditë pas depilimit;
  • Çaji i gjelbër dhe kamomili mund të jenë të mirë për reduktimin e ndezjes. Aplikojeni një leckë të zhytur në çaj në vendin e depiluar;
  • Pas depilimit të pjesës së bikinive, rekomandohet që të visheni me rroba të gjera, të bëra nga pambuku, pasi që materialet sintetike shkaktojnë irritim.

 

  1. Si ta parandaloni tharjen e flokëve

Gjatë verës edhe flokët thahen shpesh për shkak të rrezeve ultravjollcë. Prandaj, ju duhet kujdes i veçantë.

  • Mos i lani flokët shpesh, pasi që i stimuloni gjëndrat e djersës dhe flokët bëhen të pista më shpejt.
  • Vendosni ujë të freskët në flokë para se të futeni në ujin e kripur të detit. Kjo do t’ju ndihmojë të izoloni folikulat e flokëve dhe do të absorboni më pak ujë të njelmët që i than flokët;
  • Derisa jeni në pushime në vende me klimë të ngrohtë, përdorni produkte speciale për mbrojtje nga rrezet UV.

 

https://brightside.me/inspiration-girls-stuff/what-to-do-to-look-perfect-even-in-the-hottest-weather-538610/