Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të bëni lëkurën e ndritshme me anë të grimit!

Ka kaluar koha kur të gjithë dëshironin lëkurë mat dhe pa të meta. Tani është koha e lëkurës me shkëlqim, ndriçim dhe freski. Fatkeqësisht jo të gjithë femrat kanë lëkurë të ndritshme natyrshëm, mirëpo kjo gjë mund të arrihet me disa truqe të makijazhit. Lexoni më poshtë…

Filloni me sipërfaqe të pastër

Para se të filloni me makijazhin, sigurohuni që lëkura juaj të jetë e pastruar, tonifikuar dhe e njomur me qëllim që makijazhi të qëndrojë më mirë. Përdorni pastrues që hidraton, toner pa alkool dhe zbutës me bazë xheli.

Start with a clean surface

Bazë + Vaj për fytyrë

Pasiqë lëkura juaj të pastrohet mirë, është koha për bazën e makijazhit. Pasi të aplikoni bazën me brushë për bazë, zhyteni brushën në vaj për fytyrë dhe aplikojeni në fytyrë. Kjo gjë do i japë shkëlqimm lëkurës suaj pa shtresuar produkte të tepërta në fytyrë.

Foundation + Facial oil

Highlighter

Nuk mund të bëni lëkurë me vesë pa përdorimin e hajllajterit, mirëpo mos e teproni me shkëlqimin e fytyrës. Përdorni brushë të dendësisë së ulët që ta “pluhurosni” hajllajterin në pikat më të larta të fytyrës. Mos harroni të përdorni sasi të vogla të produktit pasiqë efekti i fytyrës së njomur nuk kërkon që një pjesë e fytyrës të shëndrisë më tepër se të tjerat.

Highlighter

Korrektor

Nëse keni lëkurë të yndyrshme në fillim përdorni primer. Më pas përdorni ndonjë kremë e pas kësaj aplikoni korrektor zbardhues në një nuancë më të hapur se lëkura juaj. Aplikojeni në urën dhe majën e hundës si dhe në mesin e ballit tuaj.

Concealer

Avull për fytyrë

Në vend se të përmbyllni makijazhin me pudër, përdorni sprej me avull për fytyrë që të mbyllni lagështinë brenda dhe të ruani shkëlqimin.

Face mist