Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të arrini trup të përsosur për verën e ardhshme!

Si të arrini trupin e përsosur për stinën e verës është një pyetje serioze pasi që vera është kohë për argëtim dhe diell. Nëse menaxhoni të mbani trupin në formë të mirë, me shëndet dhe të lumtur përgjat verës, ju do krijoni shprehi që do i mbani edhe verën tjetër.

Ja disa këshilla për një trup të përsosur për stinën e verës:

How to get the perfect summer body?

Bëni një dietë të balancuar

Duhet të fokusoheni në ushqim me sasi të duhur të proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve.

Sasia e nevojshme varet nga aktiviteti juaj , gjatësia , pesha, mosha, gjinia etj.

Këshilla kryesore është të qëndroni larg ushqimeve të shpejta që janë të mbushura me yndyrë dhe sheqer të shtuar.

Hani më pak

Mos e teproni me ushqim. Kur ushqeheni, është ai momenti kur ju pranoni ushqim të mjaftueshëm dhe ndiheni e ngopur, dhe pastaj është ai momenti tjetër kur ne e teprojmë me ushqim. Dhe kjo është ajo që duhet ti shmangeni.

Kujtoni që edhe pse merrni porcione më të vogla të ushqimit nuk do të thot që jeni duke u ushqyer shëndetshëm. Ushqimi i duhur dhe në sasi të vogël shkojnë sëbashku.

Hidratohuni

How to get the perfect summer body?

Kjo nuk është gjë që e merni të garantuar. Pa ujë të nevojshëm, zemra juaj do e  pësojë. Nëse zemra juaj po vuan atëher edhe trupi juaj do të vuaj.

Sasia e nevojshme e ujit varet nga disa kushte. Një mënyrë për të kontrolluar nëse keni konsumuar ujë mjaftueshëm është kontrollimi i ngjyrës së urinës suaj, nëse ajo ka ngjyrë të çelët atëherë ju keni pranuar ujë të mjaftueshëm, por nëse është me ngjyrë të errët, atëher nuk keni konsumuar ujë të mjaftueshëm.

Stërvitje

Muajt e verës janë koha e duhur për stërvitje. Është paksa e vështirë të stërvisni gjat stinës së vjeshtës dhe të dimrit përshkak të kohës së ftohtë dhe të papërshtatshme. Lozni voleyboll plazhi, bëni shetitje të gjata përreth plazhit ose bëni not në liqen apo det. Ushtrimet nuk duhet të jenë të intenzitetit të lartë apo kardio. Përfitoni nga koha e ngrohtë dhe kujdesuni për trupin tuaj.

Mos harroni të pushoni

How to get the perfect summer body?

Duke u munduar të arrini trupin e dëshiruar për stinën e verës, mos harroni ti jepni trupit tuaj pushimin e duhur në mënyrë që trupi të rikthejë energjinë e tijë.