Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të arrini të pasme të përsosur pa akne!

Megjithëse nuk mund të shihen të pasmet nga njerëz tjerë, por sidoqoftë edhe për vetveten është shumë i bezdisshëm fakti kur keni akne në zonën e të pasmeve. Në vazhdim po ju pëmbledhim disa gjëra të mahnitshme që mund të bëni për të mbajtur pastër këtë zonë dhe pa irritim të lëkurës!

  1. Trajtoni lëkurën përreth prapanicës sikur fytyrën tuaj

Pastroni dhe lani zonën rreth të pasmeve me një produkt që ofron pastrim të thellë të lëkurës, pa nevojën e irritimit të saj. Sapuni sebamed funksion shumë mirë për këtë zonë delikate të trupit!

  1. Mos i ngacmoni aknet!

Pa marrë parasysh se mund të mendoni që nëse i prekni apo shpërtheni aknet ju mund t’i largoni ato, por e vërteta është se mund t’i përkeqësoni më shumë duke i irrituar dhe infektuar akoma më shumë.

  1. Largoni lëkurën e vdekur përreth kësaj zone

Ndonjëherë keni lëkurë me akne apo gunga përreth të pasmeve si pasojë e krijimit të lëkurës së vdekur. Ju mund të zbatoni ndonjë trajtim eksfoliant për të qëruar dhe hequr lëkurën e vdekur apo edhe aplikimin e maskave paraprake një herë në javë, për lirimin e poreve.

  1. Vishni të brendshme pambuku

Është mirë të investoni në të brendshme pambuku që lejon depërtimin e ajrit dhe kjo zonë të merr frymë lirshëm. Nëse kombinohet djersa dhe lagështia, atëherë si pasojë e fërkimit të lëkurës vie deri tek irritimi. Zgjedhni përmasat e duhura dhe shmangni të brendshme të ngushta që ju bllokojnë të merr lëkura ajër.

  1. Mos keni turp të kërkoni ndihmë!

Nëse kjo ju shqetëson vërtetë, atëherë mos keni turp të konsultoni një dermatolog. Ekzistojnë lloje të ndryshme trajtimesh për zonën e të pasmeve, dhe padyshim mund të shpëtoni nga aknet e padëshiruara në këtë zonë.

  1. Ndizeni prapanicën me ushtrime!

Ju mund të mirëmbani të pasmet tuaja edhe duke u stërvitur vazhdimisht. Përveç që do keni lëkurë të mirë e të freskët, ju do të tonifikoni edhe muskujt përreth duke krijuar të pasme mahnitëse! Këtë rutinë të stërvitjes së të pasmeve e praktikon edhe modelja e njohur Adriana Lima, siç mund ta shihni në videon më poshtë!