Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të arrini që grimi të zgjasë më shumë në lëkurë të yndyrshme?

Lëkura e yndyrshme ka shumë përfitime – më pak rrudha, më pak linja të vogla si dhe lëkura juaj është gjithnjë e hidratuar. Por çdo gjë ka anën e mirë si dhe anën e keqe. Ju do e keni të vështirë gjetjen e produkteve të duhura të grimit dhe problemi më i madh për ju është se grimi nuk ju zgjatë një kohë më të gjatë.

Por për t’ua lehtësuar paksa punën, ne do të mundohemi të ju spjegojmë se si të arrini që grimi juaj të zgjasë për një kohë më të gjatë në lëkurë të yndyrshme.

Zhveshja e lëkurës: kjo është definitivisht shumë e rëndësishme por nuk duhet të teproni me këtë tretman pasi që zhveshja e tepërt e lëkurës çon drejt prodhimit të tepërt të vajit. Pra një zhveshje e lehtë e lëkurës është e rekomanduar për lëkurë të yndyrshme.

Përgatitja e lëkurës: gjëja e parë që duhet të bëni është pastrimi i lëkurës. Ju duhet të pastroni poret për të larguar vajin dhe papastërtitë. Kjo do ndihmojë në jetëgjatësinë e grimit tuaj.

Mbyllja e poreve: njerëzit me lëkurë të yndyrshme kanë probleme me grimin e tyre pasi që ai mbyll poret e tyre dhe pastaj shkakton plasaritje. Për këtë shkak nuk duhet të harroni të tonifikoni lëkurën në mënyrë që të mbyllni poret pjesërisht pas pastrimit.

Hidratimi: hidratoni lëkurën me një hidratues pa vaj dhe jo kremoz. Përdorni një mbrojtës nga dielli që hidraton lëkurën me SPF 15 ose më shumë. Para se të bleni një mbrojtës nga dielli, gjithnjë kërkoni që produkti të përmbajë përbërës si Zink Oksid ose Titanium Dioksid pasi që këto kanë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore.

Primeri: nëse dëshironi që grimi juaj të qëndrojë më shumë se 5 orë në fytyrën tuaj pa u zbehur, atëherë ju duhet të filloni bazën duke aplikuar një primer mat. Kjo do ndihmojë që grimi të kapet mirë në fytyrë dhe të zgjasë me orë të tëra.

Pasi që të keni përfunduar me bazën e grimit, mësoni se mënyrën më precize se si të arrini që grimi juaj të zgjasë.

Korrektori i duhur: korrektori gjithnjë duhet të jetë pa vaj, si dhe atë duhet ta përzieni në fytyrë me anë të gishtit dhe jo me sfungjer apo brushë.

Baza e grimit: baza e grimit duhet të jetë pa vaj si dhe pa aromë.

Teknika e duhur e aplikimit: për lëkurë të yndyrshme, mënyra më e mirë e aplikimit të bazës së grimit është një brushë, pasi që ajo ndihmon në mbulimi e poreve në mënyrë precize si dhe bën që grimi të qëndrojë më gjat. Për njolla të errëta, më së miri është përdorimi i gishtërinjëve. Shmanguni sfungjerëve të grimit.

Hijet e syve: për lëkurë të yndyrshme hijet e syve duhet të jenë në formë pluhuri dhe jo kremoze.

Skuqësi: shmanguni skuqësve në formë të lëngshme ose kremi, më të mirët për ju janë ato në formë pluhuri.

Buzëkuqi: mos aplikoni buzëkuq me shkëlqim pasi që ai mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket edhe më të yndyrshme. Ju gjithnjë duhet të përdorni buzëkuq me një përfundim mat.

Mos harroni të largoni grimin para se të bini në gjum. Nëse nuk pastroni grimin, poret do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura për gjatë natës, dhe gjëndrrat e yndyrës nuk pushojnë, ato do të vazhdojnë të prodhojnë vaj, dhe si pasojë, poret e mbyllura shkaktojnë akne.