Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të arrini pamje të butë elegante!

Pas pamjeve me grim natyral të mbrëmjes Oskar, ne kuptuam që shumica prej juve kërkoni dhe pëlqeni  një pamje të butë dhe elegante.

Mbretëresha e grimit të butë dhe elegant, mega talenti Pati Dubroff ka grimosur nga Priyanka Chopra, Margot Robbie, Kate Bosworth etj,

Lëkurë me pamje të shëndoshë, natyrale, buzë të kuqe, sy me hije të ylbertë, gjeniu i Dubroff nuk i din kufinjtë kur është fjala për grimin e butë elegant, për atë ne biseduam me të dhe i kërkuam këshilla në lidhje me grimin e butë natyral.

Si të theksoni sytë pa e tepruar

“Kur unë bëj pamje dramatike të syve, madje edhe ajo  grafike , gjithnji mbaj këndet të përziera lehtë. Gjithashtu më pëlqen të mbaj 1 hije e cila e mban syrin të gjallë dhe të theksuar (qoftë një shkëlqim pa ngjyrë ose me xixa),” tha Pati.

Si të përdorim xixat

Stilimi i të famshmëve për tepihun e kuq është një nga luftrat e përditëshme të Patit, ajo tha “Përdorimi i një xixëllime të suspenduar në një xhel definitivisht ndihmon humbjen e xixave. Dhe pasi që xixat janë një pamje e guximshme, ju mund ta bëni të duket më e butë duke përdorur një hije metalike.”

Hijet më të mira për sy të errët

Grimi natyral është i tëri për elegancë, pra përshtatja e syve me veshjen tuaj është me rëndësi. Pati thot “Sigurohuni që grimi juaj përshtatet me veshjen tuaj.” Ajo tregon se si përdorë shkëlqim dhe hije kremi në të gjithë ata tek të cilët punon. Sidomos kur syte janë tone të errëta, i ndihmon ato të theksohen dhe të shmangin zonën e syve të mos duket e pa jetë. Unë mendoj se sytë me hije të mbyllur mund të përdorin cilën do hije që dëshirojnë, si dhe toni i lëkurës luan rol të rëndësishëm.