Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të arrini një pamje të bukur natyrale – pa grim!

A kaloni ditë të tëra para pasqyres tuaj në mënyrë që të dukeni më bukur? Përderisa grimi është një mënyrë argëtuese për tu shprehur dhe për të treguar veçoritë tuaja, ju nuk keni nevojë të mbështeteni në të për të shprehur bukurinë tuaj. Një pamje e thjeshtë, natyrale, jo vetëm që lejon autenticitetin tuaj të shkëlqejë por gjithashtu është shumë e lehtë për ju.

Pra, a është e lehtë të mos aplikoni grimin dhe prap të dukeni bukur? Po, dhe ne kemi disa këshilla se si të shkëlqeni gjatë tërë ditës me anë të bukurisë suaj natyrale.

Si të dukeni bukur pa grim?

Thënë sinqerisht, e tëra varet nga brenda dhe se si kujdeseni për veten tuaj. Ju duhet të kujdeseni për ushqimin tuaj, për veset tuaja, stilin e jetës dhe rutinën e kujdesit të lëkurës. Nëse një nga këto elemente nuk është si duhet, efektet do të reflektojnë në shëndetin tuaj dhe në pamjen tuaj në përgjithësi.

Kujdesuni për ushqimin tuaj

How To Look Beautiful Without Makeup - Eat Your Way To Glowing Skin

Fraza “Ti je ajo se çfarë ushqehesh” nuk mund të përshtatet më shumë. Një dietë e pasur me lëndë ushqyese është një mënyrë e sigurtë për të arritur një lëkurë të shëndetshme. Sigurohuni të merrni sasi të mjaftueshme të frutave dhe perimeve në ushqimin tuaj. Ushqimi juaj duhet të jetë i pasur me acide yndyrore Omega 3 si dhe proteina. Një dietë e mirë kryen punën në mënyrë të përsosur si dhe mbanë lëkurën tuaj të shëndetshme dhe rrezatuese.

Konsumim i mjaftueshëm i ujit

Simple Tips To Look Beautiful Without Makeup -Drink Plenty of Water

Konsumimi i ujit është pjesë kryesore, pasi që çdo sistem dhe funksion i trupit varet nga uji. Uji ndihmon në largimin e toksinave, gjë e cila bën që lëkura të duket më e shëndetshme dhe më e bukur.

Gjum të qetë

How To Look Beautiful Without Makeup - Sleep In Peace

Një gjum i mjaftueshëm dhe i qetë ju ndihmon shumë në pamjen tuaj. Është i rëndësishëm pasi që trupi shëron veten gjat gjumit. Me anë të një gjumi të mjaftueshëm, 6-8 orë, ju do arrini një lëkurë me shkëlqim, pa qarqe të errëta si dhe do e ngadalsoni procesin e mplakjes. Kur ju bëni gjum, lëkura prodhon kolagjen, për këtë arsye, mos lejoni që trupi juaj të mos merr orët e nevojshme të gjumit.

Kujdes me përbërësit e produkteve

Simple Tips To Look Beautiful Without Makeup - Be Ingredient Conscious

Pasi që 60% të gjërave që ju aplikoni në lëkurë thithen nga lëkura juaj, ju duhet të siguroheni se çfarë janë ato, si funksionojnë dhe se a janë të përshtatëshme për ju. Shmangni produktet me parabene, petrokimikate dhe sulfate të cilat mund të irritojnë lëkurën ose të shkaktojnë flokë të thata. Përmbajuni produkteve natyrale.

Stërvitje

How To Look Beautiful Without Makeup - Working Out To Healthy Skin

Aktiviteti fizik është thelbësor, për të dyja: shëndetin fizik si dhe mental. E vërtetuar shkenctarisht – lëkura përfiton nga stërvitjet, gjithashtu bëhet edhe përmisimi i disponimit.

Stërvitjet përmisojnë qarkullimin e gjakut, ndihmon në largimin e helmeve, rrit nivelin e oksigjenit në lëkurë si dhe nxit prodhimin e endorfinit i cili pakëson stresin dhe qetëson trupin në përgjithësi, përfshirë edhe lëkurën.

Bëni fytyrës një masazhë

Give Your Face A Massage To Look Beautiful

Një masazhë e mirë e fytyrës çdo të dytën ditë mund të zvoglojë shfaqjen e rrudhave, shtrëngon lëkurën dhe e bën atë më rrezatuese, gjithashtu ju bën të ndjeheni e lehtësuar nga stresi  si dhe e rigjallëruar.

Vishni rroba të përshtatshme për ju

Wear Well-Fitting Clothes To Get Gorgeous Look

Ajo se çfarë vishni ndikon në atë se si perceptoheni nga të tjerët. Sigurohuni që veshja juaj është e përshtatshme për ju. Bleni veshje të cilat ju bëjnë të dukeni bukur. Veshjet të cilat nuk ju përshtaten, shkatërrojnë stilin tuaj.

Kujdesuni për buzëqeshjen tuaj

Take Care Of Your Smile

Dhëmbët e juaj kanë nevojë për mirëmbajtjesi dhe shëndeti oral flet shumë për ju. Vizitoni stomatologun çdo 6 muaj si dhe ndjekni një rutinë të zakonshme si pastrimi i dhëmbëve të paktën 2 her në ditë me një pastë fluoride. Përdorni një pastrues goje si dhe vazhdoni të buzëqeshni me një pamje të shëndetshme dhe të pastërt.

Investoni në një kremë nate

Invest In Night Cream

Një kremë nate do ju ndihmojë të zgjoheni me një pamje të mirë. Gjatë ditës, të gjithë ne jemi të ekspozuar ndaj ndotjeve, tymit, diellit dhe radikaleve të lira të cilat stresojnë lëkurën tonë dhe shkaktojnë mplakje të hershme. Ju duhet të ndihmoni lëkurën tuaj gjatë natës me anë të produkteve të cilat i ofrojnë lëkurës suaj lëndë ushqyese të mjaftueshme dhe hidratim.

Përdorni maska fytyre

Whip Up Some DIY Face Masks

Një rutinë javore me maskë ndihmon lëkurën tuaj të merr kujdesin e nevojshëm, duke e lënë atë të energjizuar dhe të rigjallëruar. Varësisht nga lëkura juaj, përgatisni maskë që përmbushë nevojat tuaja, vendoseni në fytyrë dhe relaksohuni. Përdorni përbërës si mjalta, aloe vera, jogurt dhe frute të cilat janë shumë të popullarizuara për maska të shtëpisë.

Pranoni veten, ashtu siç jeni

Embrace Yourself, Flaws And All

Ju duhet të duani veten ashtu siç jeni, deri në atë nivel sa që energjia juaj dhe aura juaj do të refuzojnë të gjithë ata të cilët nuk ju vlersojnë. Të gjith kemi të meta, por nëse nuk i shikoni ato, dhe i refuzoni, kjo do të thot që ju nuk pranoni veten.

Zonja dhe zonjusha, bukuria e brendëshme nuk ka nevojë për grim, atëher përse edhe pamja juaj fizike të ketë nevojë për grim?