Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të arrini një pamje rinore?!

Mosha thjeshtë është një numër, por nuk do të jetë gjë e turpshme nëse dëshironi të arrini një lëkurë më të re. Ne pyetëm disa grimer, dermatolog dhe ekspert të ndryshëm rreth disa truqeve dhe këshillave se si të arrini pamjen e dëshiruar.

Zgjedhni një buzëkuq më të hapur

Hijet e errëta mbase nuk duken bukur në lëkurë të plakur pasi që buzët fillojnë të bëhen më të holla, spjegon grimeri Mtin Maulawizada. Në vend të atyre zgjedhni hije roze të kuqe ose sikur ngjyra e buzëve, dhe largohuni nga hijet e pjeshkës ose portokallit, që mund të bëjnë dhëmbët të verdhë.

Aplikoni skuqësin sa më lartë

Për një tërheqje të mollëzave, aplikoni skuqësin në pikat më të larta të mollëzave dhe në lëvizje rrethore, thot grimerja Sandy Linter. Zgjedhni hije roze të ngrohtë, ose bronzi pasi që ato krijojnë më pak kontrast.

Tërheqni sytë me laps

Nëse keni përdorur eyeliner të lëngët për vite me rradhë, ose nuk keni përdorur fare, koha është të përdorni një kremoz ose të butë.

Investoni në një korrektorë të mirë

Korrektori është paksa i vështirë për tu aplikuar, disa formula depërtojnë në pore duke theksuar linjat e vogla. për të arritur mbulim më të mirë me sa më pak produkt, provoni “camouflage” një formë më të thatë të korrektorit i cili mund të largojë disa vite nga fytyra juaj, thot Maulawizada.

Theksoni mollëzat

Merrni theksuesin tuaj të preferuar, bronzerin dhe setin e konturit: është koha të konturoni nofullat dhe t’i dhuroni vetës mollëzat e dëshiruara. “Theksoni zonat që dëshironi të ju shihen,” thot grimerja Kara Yoshimoto Bau. “Theksimi me një theksues pudre mund të theksojë edhe më shumë rrudhat në fytyrë, por nëse përdorni një zbutës hidratues për të shtuar ndjenjën e lëkurës së njomë dhe të shëndetshme mund të ju dhurojë shkëlqim më rinorë dhe të shëndetshëm.” Sa i përket konturit, Bau thot se do ju ndihmojë në zvoglimin e qeseve që ndonjëher paraqiten afër nofullës dhe tërheq mollëzat kur ju përzini ato në mënyrë të duhur dhe nuk aplikoni shumë.

Zgjedhni një bazë hidratuese grimi

Shtresimi i pudrës do theksojë linjat dhe rrudhat dhe do e bëjë lëkurën të duhet e thatë. Për këtë arsye Bau na paralajmëron kundër pudrave të trasha ose të rënda. “Sikur një theksues pudre, shumë pudër e trashë në lëkurë të thatë ose me rrudha mund të shkaktojë që lëkura të duket më e moshuar,” thot ajo. “Unë do të zgjedhja një bazë më hidratuese për të shtuar një ton të shëndetshëm, shkëlqim dhe të barazoja lëkurën pa shtresuar një bazë të rëndë.”

Zgjedhni syze me madhësi të madhe

Deri tani duhet t’a keni kuptuar se sa të dëmshme janë rrezet e diellit, dhe përpos kremës kundër rrezeve të diellit, ju duhet të mbroni veten me anë të aksesorëve. Dermatologia Ranella Hirsch thot që duhet të zgjedhni syze të mëdha për të mbrojtur lëkurën përreth syve, lëkurë e cila rrudhet e para. Mos harroni edhe kapelën.

Aplikoni vaj ulliri

Vaji i ullirit ekstra virgin përmbanë acide yndyrore të ngjashme me ato që gjenden në lëkurën tonë dhe është si një hidratues i butë. Nëse keni një lëkurë të thatë dhe të ndjeshme, dermatologia Jessica Wu thot të aplikoni një shtresë të vajit të ullirit gjatë natës.

Largoni njollat e errëta

Xhusi nga limoni i tretur me ujë ndihmon në zbehjen e njollave nga dielli në të gjitha tonet e lëkurës, thot dermatologia Jessica Krant. Pasi që acidet janë paksa të vrazhdë, aplikoni tretjen me anë të pastruesve të veshit vetëm në njolla gjatë natës, dhe pastaj filloni të aplikoni 2 her në ditë. Nëse vëreni që lëkura po bëhet më e hapur, atëherë ndaloni acidin.

Përdorni krema kundër rrezeve të diellit me antioksidant

Ju tashmë e dini që duhet të përdorni SPF 30 krema gjatë gjithë kohës. Por një formulë e cila përmbanë antioksidant gjithashtu do zvoglojë dëmet oksidative dhe nuk duhet të aplikohet shpesh.

Largoni grimin para gjumit

Kjo është më shumë se sa të mos bllokoni poret. Shumë rëndësi ka të pastroni lëkurën nga ndotja e ambientit që keni qenë të ekspozuar gjatë ditës, dhe të pastroni radikalet e lira për të shmangur plasaritje të kolagjenit dhe indeve elastike, thot Wexler.

Merrni Retin-A

Shumica e dermatologëve do ju thonë që përbërësi kryesor për lëkurë të lëmuar dhe të shtrënguar është Retin-A. “Ky përbërës është i preferuar për ndërtimin e kolagjenit dhe në largimin e linjave të vogla dhe rrudhave,” thot dermatologia Anna Guanche. “Gjithashtu ndihmon kundër akneve dhe gjithashtu ndihmon në rimodelimin e plagëve të akneve për një kohë më të gjatë.”