Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të arrini flokë të shëndetshme në vetëm 3 hapa!

Të gjithë ëndërrojnë flokë të shëndetëshme, të buta dhe të lëmuara, dhe kjo nuk është një gjë e pamundur.

Ne biseduam me stilistin e flokëve Eduardo Bravo për të na treguar disa rregulla për kujdesin e flokëve. Ai thot se rregulli kryesor për flokë të shëndetshme është: “Një skalp i pastër dhe i shëndetshëm është çelësi për flokë të plota, me shkëlqim dhe të bukura. Nëse skalpi nuk është i shëndetshëm, është i inflamuar dhe përplot toksina, imagjinoni se sa fije floku të shëndetshme do të mund të rrisë: të dobët dhe të hollë, të cilat bien shumë lehtë. Filozofia ime është e thjeshtë: transformoni, optimizoni si dhe mbroni. Mendoni këto gjëra si blloqe ndërtimi për të arritur shëndet optimal të skalpit dhe rritje të flokut në të cilin 3 sistemet përdoren për pastrim, rigjenerim si dhe parandalim të rënies/dëmtimit të flokëve nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm,” thot Eduardo.

Ja 3 hapat që duhet ti ndjekni:

Transformimi

View this post on Instagram

@hudakattan x @cosmopolitanuk

A post shared by E D U A R D O B R A V O (@eduardobravohair) on

Eduardo beson që “transformii është hapi më i rëndësishëm dhe më thelbësor. Kjo është për detoksifikimin e skalpit për të rigjallëruar dhe rigjeneruar folikulin e fijes së flokut si dhe për të krijuar një ambient të përsosur për rritjen e flokut. Eliminimi i toksinave përfshien largimin e mbetjeve të produkteve, sebumin, ndotësit si duhani dhe ndotja e ajrit pa larguar hidratimin natyral nga skalpi.”

Si të detoksifikoni flokun përderisa pastroni atë

“Përderisa pastroni flokun, filloni nga mbrapa qafës dhe vazhdoni në maje të kokës duke përdorur lëvizje rrethore të lehta. Pastaj vazhdoni nga tempujt deri në maje të kokës. Përsëritja e këtij masazhi të skalpit për të paktën 1 minut do përmirësojë qarkullimin e skalpit duke sjellur lëndët ushqyese dhe oksigjenin në rrënjë të fijeve të flokut, ndihmon rigjenerimin e qelizave të fijeve, çbllokon folikulin e flokëve si dhe përmirëson shëndetin e skalpit,” spjegon Eduardo.

Optimizimi

View this post on Instagram

@hudakattan x @cosmopolitan_de

A post shared by E D U A R D O B R A V O (@eduardobravohair) on

“Tani vazhdon optimizimi” thot Eduardo. “Ky hap përqëndrohet në parandalim. Qëllimi është të mbani shkëlqimin rinor duke përdorur produkte që rigjallërojnë folikulet dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut përderisa parandalon plakjen e parakohshme të flokut duke luftuar inflamacionin.” Për të “optimizuar flokun” ju duhet të përqëndroheni në pastrim dhe kondicionim.

Pastrimi

“Përqëndrimi në një pastrues të mirë të skalpit do ekuilibrojë flokun duke larguar papastërtitë dhe yndyrën. Kur përdorni shampo të ashpra ju mund të teproni me pastrim duke shkaktuar që folikulet të prodhojnë sebum të tepërt, duke ju dhënë flokë të yndyrshme pas disa orë pastrimi.

Kondicionim

“Pas pastrimit me shampon e duhur ju do të kuptoni që floku juaj nuk do ketë nevojë për kondicionim të tepërt. Kur është fjala për kondicioner, lloje të ndryshme të flokëve kanë nevojë për nivele të ndryshme të hidratimit,” thot Eduardo.

Mbrojtja

Hapi i tretë dhe i fundit: mbrojtja. “Mbrojtja është në maje të piramidës, që nënkupton se jo vetëm që është pjesë e sistemit por që gjithashtu është më kryesorja pasi që kjo është se si dëmi në lëkurë, skalp dhe flokë ndodh në nivel qelizor,” thot Eduardo. “Telomerët janë bishtat në fund të kromozomeve. Dhe kur ne jemi të rinj, ato janë të gjata dhe përderisa plakemi, ato shkurtohen. Që nënkupton se ne duhet të mirëmbajmë telometër të shëndetshëm të gjatë. Faktorët mjedisor si rrezet UV, ndotësit, ozoni, radikalet e lira dhe infra të kuqe, të gjitha ndikojnë në dëmtim të ADN duke shkaktuar plakje. Në mënyrë që të zvogloni plakjen e telomerëve ju duhet të përdorni SPF përbërës, antioksidant dhe enzime rigjenerime të ADN.”