Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të aplikoni qerpikët fallco në mënyrë që ato të duken shumë reale!

Qerpikët fallco janë teknika e grimit më transformative por gjithashtu teknikë e vështirë për tu realizuar. Shumica e njerëzve për herë të parë perdorin qerpikët shirit të cilët kanë disa hapa për tu aplikuar: duhet ti matësh, ti preni, ti ngjisni dhe ti përzieni me qerpikët tuaj natyral. Nuk duhet të fajsoni veten nëse ato ju bien në gjysmë të ditës, por nëse i aplikoni në mënyrë të duhur, ju s’do mundeni të imagjinoni jetën pa ato.

Grimerja Gita Bass ju sugjeron që të mos përdorni më qerpik shirit por në vend të tyre të përdorni qerpik me fije, të cilat janë më të lehta për përdorim. “Ato duken aq natyral sa ju edhe mund të krijoni formën e dëshiruar të tyre. Ju mund ti shtresoni nëse doni një pamje dramatike dhe më ekstreme,” thot ajo.

Tani mund të mësoni aplikimin e qerpikëve hap pas hapi:

1. Lakoni qerpikët

Në mënyrë që qerpikët fallco të duken sa më natyrale, ato duhet ti përzieni me qerpikët tuaj. Lakimi i tyre krijon një bazë e cila do i mbështes qerpikët.

2. Apliko maskarë

Bass preferon aplikimin e maskarës para aplikimit të qerpikëve fallco pasi që nëse aplikohet maskara pas aplikimit të qerpikëve atëher rezultati është qerpik me maskarë të grumbulluar, edhe pse ajo nuk është kundër 1 shtrese shtesë të maskarës pas aplikimit të qerpikëve nëse është e nevojshme pasi që ajo thot se kjo shtresë do krijojë një pamje më dramatike.

3. Përgatitni qerpikët me fije

Një këshillë e mirë që Bass e jep është që të përdorni dorën tuamëj si asistente: vendosni një pikë të ngjitësit në dorë dhe renditni qerpikët në dorë që të mund ti aplikoni ato më lehtë. “Qerpikët Ardell janë më të mirat”. Ajo thot se lloji i qerpikëve pa nyje janë më të bukurat dhe më natyrale.

4. Përdorni pincetë për ti aplikuar qerpikët

Përdorimi i pincetës e bën aplikimin e qerpikëve më të lehtë. Ajo thot se gabimi më i madh që e bëjnë njerëzit është se ata aplikojnë qerpikët larg vijës së qerpikëve.

5. Përfundoni dhe kaloni tek syri tjetër

Ju vërtetë mund të jeni grimeri e vetvetes dhe të krijoni çdo gjë që dëshironi, thot Bass duke përdorur qerpikët me fije. Shtresoni ato, aplikoni vetëm në skajet e jashtme të syve, ose përzini dhe përshtatni lloje të ndryshme të stileve. Pasi që të arrini formën e dëshiruar, vazhdoni në syrin tjetër dhe kjo është e tëra.