Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të aplikoni një theksues (highlighter)!

A më duket mua apo jemi duke e tepruar paksa me highlighter? Shumë shkëlqim, metalik, që duket nga gjithësia, theksues të cilët po dominojnë në treg , edhe pse të gjithve po na pëlqejnë këto trende, moti me temperatura të ngrohta na vë në disponim për një shkëlqim më të lehtë. Kur aplikohet me një dorë më të lehtë, theksuesi mund të bëjë që lëkura juaj të duket e njomë dhe e freskët, sikur ju në të vërtetë konsumoni 8 gota ujë në ditë dhe bëni gjum 8 orësh.

Dhe përderisa ka shumë metoda për atë se si dhe ku duhet të aplikoni theksuesin në fytyrë, lexoni këshillat e ekspertit Pat McGrath dhe ekipit të tij laboratorik për të pasur një shkëlqim natyral.

  1. Filloni me një krem theksues

Pas përgatitjes së lëkurës me korrektor dhe bazë grimi, përdorni një gisht për të aplikuar krem theksuesin në zona më të mëdha: mollëzat, urës së hundës dhe nën kockën e vetullave. “Mendoni për vendet ku dielli do të godasë së pari,” këshillon McGrath.

  1. Aplikoni theksime të vogla

Duke përdorur një brushë të vogël precize, aplikoni theksuesin në zona më të vogla të fytyrës. Theksimi i harkut të Cupid të buzëve shton “vëllimin e menjëhershëm” në buzët tuaja, ndërsa aplikimi në këndet e brendshme të syve tuaj “hap syrin dhe e përcakton me dritë”, thotë McGrath.

  1. Aplikoni një theksues pluhuri

Nëse dëshironi të dukeni edhe më bukur, përdorni një brushë pushatak për të shtresuar një theksues pluhuri të ylbertë mbi zonat që tashmë janë ndriçuar. “Lustroni derisa të duket e lëmuar,” thotë McGrath. Ju gjithashtu mund ta aplikoni atë në qepallat e pastra pa grim si një hije delikate të syve.

Rezultati!

Tani ecni me kokë lart dhe shkëlqeni.