Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si ndikon stresi në pamjen tonë dhe si të luftojmë atë!

Bota në të cilën jetojmë duket e vështirë dhe përplot stress.  Gjërat e përditëshme shkaktojnë stress të pashmangshëm, qoftë puna juaj, komunikacioni, shtëpia, etj. Stresi si një reaksion natyral fizik dhe mendor mund të shkaktojë ndryshime fizike si dhe shpirtërore, duke përshpejtuar procesin e plakjes.

Ne biseduam me disa ekspert rreth çështjes së stresit dhe si të zvoglojmë dëmet që sjell stresi, dhe ashtu si Frenkie thot, RELAKS.

Çfarë po ndodh me trupin tim?

Sipas Heidi Hanna, PhD, drejtoreshë e institutit amerikan të stresit, gjeneratat e sotit janë më të sigurtë fizikisht dhe financiarisht se gjeneratat e kaluara, thot ajo. “por ne jemi bombarduar me zhurmën e shumë stimuluar, deri në atë pikë që sistemi nervor është bërë shumë i ndjeshëm. Në të njejtën kohë, zhvillimi teknologjik po harxhon kohën dhe energjinë tonë. Pasi që nuk po i kushtojmë rëndësi pushimit personal dhe teknikave për relaksim, pasojat po rriten pak nga pak.”

Kur ne stresohemi shumë, trupi jonë përgjigjet me lëshimin e hormoneve që rrisin frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, muskujt shtrëngohen dhe janë të gatshëm t’i përgjigjen rrezikut të perceptuar. “Hormonet e stresit janë të dizajnuar për t’ju ndihmuar kundër situatave që rrezikojnë jetën tuaj,” thot dermatologia Doris Day. “Shtypja e gjakut dhe nivelet e energjisë rriten dhe trupi juaj ndalon funksionet që nuk janë të nevojshme për mbijetim, si tretja dhe riprodhimi. Pasi që trupi është i alarmuar, ju mendoni më qartë dhe qendra e mësimit dhe kujtesës rriten. Kjo është shumë e mirë nëse vërtetë përballeni me ndonjë situatë të rrezikshme, por në botën e sotshme, ne shpesh reagojmë në situata të vogla me të njejtin nivel të stresit.” Këto janë kohërat kur stresi shtohet dhe reagimi fiziologjik nuk ndalon ku nivelet e stresit mbeten të rritura për një kohë më të gjatë pa patur nevojë, dhe gjatë këtyre reagimeve, simptomet fizike fillojnë të manifestohen nga brenda-jasht.

Për femrat që kanë problem me stres, stresi vetëm se shkon e rritet. “Reagimet e para të trurit të mashkullit janë “lufto ose ik,” thot Dr. Hanna, “përderisa truri i femrës përqëndrohet në “qetëso ose shoqërohu”. Kombinimi i hormoneve të stresit me estogjenin dhe oksitocinin e rritur mund të shkaktojë që ne të dëshirojmë të kujdesemi për të tjerët ose të krijojmë lidhje përplot dashuri.”

Ja si mund të përkeqësohen gjërat

Përveç pamjes së fytyrës së lodhur, stresi gjithashtu mund të na shëndrrojë në lloje të egërsirave. Ja se si mund të ndikojë stresi në pamjen tonë të jashtme:

Lëkura

“Brengosja e vazhdueshme mund të shkaktojë reagimin e njejt të stresit si për ndonjë rrezik të vërtetë – me lirimin e adrenalinës dhe hormoneve të tjera të stresit – që pas një kohe mund të ndikojnë negativisht në lëkurën tone,” thot Dr. Day. “Studimet tregojnë se stresi i vazhdueshëm prish sistemin imunitar në të gjitha organet, përfshirë edhe lëkurën, duke na bërë më të prirur ndaj infeksioneve si dhe duke çrregulluar edhe ciklin menstural, gjë e cila shkakton çrregullim të hormoneve.” Dr. Janice Lima-Maribona thot se kortizoli, hormoni primar i stresit është fajtori kryesor. “Zakonisht, nivelet e kortizolit ndryshojnë nga rrahjet e zemrës, me pikat më të larta në mëngjes dhe pikat më të ulëta në mbrëmje. Kur jemi të stresuar, niveli i tyre është i çrregulluar, gjë që shkakton akne dhe gjendje të tjera si ekzema, psoriaza, rozacea dhe dermatiti atopik.” Edhe pse ne po jetojmë në një kohë që lëkurës i përkushtohet shumë vëmendje, sipas dermatoloes Julie Russak “lëkura, floktë dhe thonjtë janë më pak të rëndësishme për mbijetesë, dhe në kohë të stresit, vitamina dhe minerale të rëndësishme shkojnë në procese të rëndësishme të trupit dhe në prodhimin e hormoneve të stresit. Lëkura është një barometër i jashtëm që shfaq atë që ndodh përbrenda trupit, dhe shpesh shohim lëkurë të lodhur në raste stresi dhe lodhje.” Një ngjyrë e zbehur është gjëja e fundit për të cilën duhet të brengosemi – mund të presim edhe linja e rrudha gjithashtu.” Nivelet e larta të vazhdueshme të kortizolit janë katabolike për trupin, që nënkupton se ne po prishim dhe po dështojmë në përmisim e indeve, gjë e cila shkakton ulje të nivelit të kolagjenit dhe elastinit në trup.” shton Dr. Russak. “Me stres kronik ne gjithashtu lodhim gjëndrrat e adrenalinës dhe ulim aftësinë e tyre për të reaguar në mënyrë të duhur kundër stresit.”

Floku

Po, puna juaj mund të shkaktojë rënie të flokut! Periudha të zgjatura të stresit mund të shkaktojnë shqetësim në kutikulë të qimeve. Stresi mund të shkaktojë telogen effluvium, një gjendje që ndodh kur një sasi e madhe e folikuleve të flokut hyjn në fazën e pushimit. Qimet e ndikuara mund të bien vet ose gjat krehjes së flokut. Alopecia areata, e cila ndodh kur sistemi imunitar sulmon folikulin e flokut duke shkaktuar rënie të flokut, gjë e cila mund të shkaktohet edhe si reagim i trupit ndaj stresit. “Një pacient i imi po humbaste flokun pasi që kishte kuptuar se një familjar ishte diagnostifikuar me kancer,” thot Dr. Lima-Maribona.

Thonjt

Kortizoli është vërtetuar se shkakton humbje të biotinit në trup, si dhe kombinimi i lodhjes së gjëndrrave të adrenalinës dhe stresit të lartë mund të dobësojë thonjtë. Thonjtë e shëndetshëm kanë nevojë për vitamina dhe minerale si protein, biotin, silika, magnezium, zink dhe hekur. “Stresi e bën të vështirë që trupi të absorbojë lëndët ushqyese që trupi ka nevojë, dhe thonjtë e dobësuar, të leskëruar dhe të ndjeshëm janë efektet anësore,” thot Dr. Lima-Maribona. “Njerëzit që kanë probleme me stres, tundohen që të kafshojnë thonjtë, gjë e cila shkakton dëme në shtratin e thoit.”

Dhëmbët

Një mënyrë që trupi jonë mundohet të menaxhojë stresin fillon në gojën tonë. “Stresi mund të shkaktojë që të kërcasim dhëmbët dhe ti fërkojmë ato në mes vete, duke rezultuar në dhimbje të nyjeve dhe të muskujve, gjendje e cila njihet si çrregullim temporomandibular, ose TMD,” thot stomatologia Irene Grafman. “Kjo rezulton në dhimbje koke, qafe dhe shpine, si dhe dhëmbë me një pamje jo të bukur. Pas një kohe, TMD kronike mund të shkaktojë më shumë se sa një problem estetik. Meqë dhëmbët shtypen, kjo rezulton në kolaps të indeve të gjuhës apo orale dhe në mbylljen e rrugës ajrore të trupit, duke shkaktuar probleme si apnea e gjumit.”

Trupi

“Në të shumtën e rasteve të stresit, ne e teprojmë me ushqime të larta me karbohidrate dhe sheqer të cilat lirojnë dopaminë, një neurotransmiter që na bën të ndjehemi mirë. Ku madje edhe vetëm 1 natë me gjum më pak se 5 orë gjumi mund të shkaktojë konsumimin e 300 kalorive më tepër,” thot nutricionistja Jennifer Hanway. “Studimet tregojnë se femrat me nivele të larta të kortizolit fitojnë dhjam të brendshëm, dhjami i thellë i vendosur nën lëkurë dhe rreth organeve të lidhura me sëmundje metabolike dhe inflamacion të rritur, se sa ato me nivel më të ulët.”

Metoda relaksuese

Përzierjet e vajrave esenciale mund të bëjnë më shumë se sa parfumosjen e një dhome. EO bashkë-themeluesja Susan Griffin Black tregon se si të punoni me këto përbërës aromatik në mënyrë që të qetsoni stresin.

Si ndihmojnë vajrat esenciale kundër stresit?

Vajrat esenciale lidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë me pjesët e trurit të përgjegjshme me emocionet. Me nuhatjen e aromave relaksusese, ne mund të qetësojmë veten. Ato ndihmojnë që ne të pushojmë dhe të përqëndrohemi në të tashmen.

Si ndihmojnë ato me simptomet fizike?

Lavanda, frankincense dhe trëndafili janë vajra të mrekullueshme për ekuilibrim që ndihmojnë që lëkura jonë të duket e ndritshme dhe e freskuar. Vajrat si geraniumi, lavanda dhe tea tree ndihmojnë në ekuilibrimin e lëkurës së yndyrshme. Rënia e flokut mund të jetë rezultat i një skalpi të shtrënguar. Përzierja e disa pikave të vajrave qetësuese në një vaj elementar dhe masazhimi i tyre në skalp për disa herë në javë mund të qetësojë tensionimin. Unë rekomandoj përzierjen e lavandës, drurit të kerdit, rosemary dhe clary sage në vaj jojoba për një masazhë stimulues të skalpit.

Si të arrini rezultate më të mira?

Dua të largoj njerëzit nga konsumimi i vajrave esenciale. Ato janë shumë të koncentruara në mënyrë që trupi jonë t’i absorbojë ato nga brenda. Shembull, një pikë e vetme e vajit esencial limoni është sa 6 limona të tërë. Dhe kjo është shumë për trupin.

Ka 2 metoda që ato të arrijnë efektin e tyre më së miri: aplikimim topikal. Vendosni disa pika në një difuzer dhe nuhatni aromën rreth jush. Për t’i aplikuar topikalisht, gjithmonë kujtoni t’i holloni ato duke i përzier me një vaj bazë apo losion.

Mekanizmat përballuese

Qoftë meditim apo mikrogjilpëra, mundimi që të përmisoni dëmet e shkaktuara nga stresi janë hapi i parë që të ndërmerrni kontrollin në trupin tuaj.

Sipas Haemin Sunim, mësues budist, qetësimi i trurit dhe i trupit nuk duhet të ju shkaktojë më shumë stres. “Gjëja më kryesore me të cilën duhet të filloni është qëllimi i kujdesit për vetveten,” thot ai. “Sapo të keni vendosur, caktoni një kohë gjatë së cilës do të kujdeseni për veten tuaj. Nëse keni vetëm disa sekonda në dispozicion, merrni frymë thellë dhe buzëqeshni. Nëse keni 10 minuta, lëvizni rreth e rrotull dhe nëse keni gjysmë ore, ju mund të bëni gjëra që i dëshironi, ndëgjoni këngën e preferuar, bisedoni me të dashurit tuaj ose vetëm jepni vetes kohë për relaks.”

Dr. Hanna thot se ndryshimi i mendjes është kryesore. “Punoni nga posht lart që të ekuilibroni trurin dhe sistemin nervor. Qetsoni trupin, kaloni në ndjenja pozitive si mirënjohje dhe pastaj fokusohuni në gjëra më të thjeshta dhe praktike që do ju japin përfitime të mëdha, si “Merr fryme, ndjej dhe fokusohu” ose “BFF” teknika. Nëse nuk mund të menaxhoni me stresin kronik, ajo rekomandon të përfshini edhe një elektroterapi. “Kjo terapi përfshinë rryme elektrike për të stimuluar grupe të caktuara të qelizave nervore në trurin tonë. Kjo shtyen sistemin nervor në një gjendje më të qetë.”

Qerasni veten

Edhe pse stresi është i pashmangshëm, një vizitë tek mjeku mund të ju ndihmojë në përmisimin dhe korigjimin e dëmit që ka shkaktuar. Për lëkurën “ne ju inkurajojmë procedura që rrisin aftërinë e vet pacientit të rigjenerojë lëkurën dhe flokun,” thot Dr. Russak. “Shembull, ne kombinojmë induksione kolagjeni si mikrogjilpërat me radiofrekuencë me plazma të pasura me platelet (PRP) dhe PRP injeksione, masazhe të fytyrës dhe qërime në ordinancë, si dhe ju rekomandojmë barëra si “peroksid benzoil, tretinoin, tazarotene, klindamicin që nevojiten për rosacea dhe akne.”

Luftoni dhjamin

Për të zvogluar dhjamin e barkut, Dr. Russak dhe Hanway shpesh fillojnë duke rekomanduar klientët të pushojnë nga aktivitetet e tyre. “Kalimi nga stërvitjet kardio në ato për nxitje të forcës së metabolizmit mund të ulë stresin dhe nxisin metabolizmin. Stërvitni në mënyrë të mençur dhe jo stërvitje të rënda,” thot Hanway. “Shëndeti i zorrëve është më i rëndësishmi, pasi që shëndeti i ulët i zorrëve shkakton inflamacion kronik dhe absorbim të keq. Edhe nëse po ushqehemi me dieta të shëndetshme, ne duhet të sigurohemi që po absorbojmë lëndët ushqyese të nevojshme për shëndet dhe bukuri. Ne gjithnjë bëjmë shaka me pacientët tanë dhe ju themi, “Nuk është ajo se me çfarë ushqehemi, por se çfarë absorbojmë.” Dhe me ekuilibrimin e nivelit të sheqerit në gjak me anë të karbohidrateve të pakta, dietave të pasura me fibra, ne rrisim ndjeshmërinë e insulinës, e cila ul nivelin e kortizolit.” Për dhjamin e fortë që nuk mund t’a largoni, Dr. Russak rekomandon disa seanca të CoolSculpting. “Ndihmon në dobësimin e klientave dhe zvoglon dhjamin 25% në zonën e trajtuar.”