Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si ndikon Oxybenzone (përbërës i mbrojtësit kundër rrezeve të diellit) në trup?!

Që nga dita që New York Times shpalli temën se “Sa e sigurtë është përdorimi i produktit për mbrojtje kundër diellit?”, dermatologia Julie Russak ka pranuar shumë pytje nga pacientët e sajë në lidhje me këtë gjë.

“Produktet për mbrojtje kundër rrezeve të diellit vërtetë na mbrojnë nga kanceri i lëkurës, dhe kjo është një fakt,” thot ajo. “Dhe pastaj neve duhet të vendosim se cilin lloj të këtijë produkti do të përdorim.”

Vendime, vendime – të përziera me atë, së cilës Dr. Russak i referohet si “një oqean i keqkuptimeve” – ka shëndrruar një diskutim për këtë produkt në një debat veror. Pra, çfarë jemi duke gabuar? A jemi duke i bërë gjërat si duhet?

A është e vërtetë se trupi jonë thith të gjitha kimikatet që gjenden në këtë produkt?

Po, hulumtimet e fundit në lidhje me produktet kundër rrezeve të diellit kanë zbuluar se disa kimikate thithen nga trupi jonë. “Hulumtimet theksojnë absorbimin, por nuk zbulojnë saktësisht efektin e dëmshëm të vet kimikateve,” spjegon Dr. Russak. “Trupi dhe lëkura veç më absormojnë shumë, dhe neve dëshirojmë të mendojmë dhe duam që produktet e kujdesit të lëkurës të absorbohen nga trupi për efikasitet. Pra nuk është e zakonshme dhe alarmuese nëse kuptojmë që neve jemi duke thithur kimikate.”

Për t’u përgjigjur në pyetjen në vazhdim, është e rëndësishme të kuptojmë që ekzistojnë 2 tipe të mbrojtësve nga rrezet e diellit: kimikal dhe fizikal. Ashtu si spjegon Dr. Russak, produktet kimikate posedojnë filter kimikal që qëndrojnë në lëkurë dhe thithin rrezet UV si dhe parandalojnë që ato të dëmtojnë qelizat e lëkurës sonë. “Mbrojtësit fizikal mbajnë molekulat fizikale që reflektojnë rrezet UV. Ato nuk thithin dhe nuk janë të modifikuara në mënyrë kimike nga UV. Ato reflektojnë rrezatimin dhe mbrojnë lëkurën.”

Përfundimi është: “Deri më tani, neve ende nuk kemi ide të saktë se si ndikon absorbimi i këtyre kimikateve,” spjegon Dr. Russak. “Për këtë arsye, ajo që ju them klientëve tani për tani është të përdorin mbrojtës fizikal: është më i qëndrueshëm, qëndron mbi lëkurë dhe reflekton rrezatimin UV. Mbrojtësit fizikal ju japin mbrojtje nga dielli dhe nga fundi i këtij viti do të mundemi të kuptojmë për këtë gjë të gjitha pyetjet që i kemi në bazë të disa studimeve që janë duke ndodhur.”

A është Oxybenzone në mbrojtësit kundër diellit i sigurtë?

Kjo është pyetja më e shpeshtë deri më tani. “Po, neve kemi pasur dijeni që oxybenzone përmban disa rreziqe të mundshme si një imitues i hormoneve, dhe se absorbohet shpejtë nga lëkura,” thot dermatologia Kally Papantoniou. “Këtë vit FDA ka konfirmuar se absorbimi sistemik i oxybenzone nga përdorimi topikal ka tejkaluar kufinjtë e vlerës normale të caktuar nga U.S. FDA.  Një shqetsim i shtuar është edhe tek fëmijët, pasiqë lëkura e tyre absorbon më lehtë.”

Dermatologu Joel Schlessinger ka një mendim të ngjashëm – sidomos kur është fjala për fëmijët. “Studimet e fundit tregojnë se arrinë në gjak në shumicën e njerëzve që përdorin produkte me përmbajtje të oxybenzone. Përveç kësaj, pavarsisht faktit që ka një shkallë të ulët të kontaktit me dermatitin, disa persona kanë reaksion alergjik ndaj tij,” thot ai. “Mendimi im është se nëse një mbrojtës fizikal/mineral mund të bëjë të njejtën punë për të mbrojtur kundër diellit, atëher ai duhet të provohet fillimisht. Përveç kësaj, unë nuk do e përdorja në fëmirë nëse ekzistojnë produkte të tjera që mund të kryejnë punën e njejtë me më pak dëme.”

Atëher, përse ende mbrojtësit përbëhen nga oxybenzone?

Dr. Schlessinger tregon se oxybenzone është përdorur për vite me rradhë në mbrojtësit kundër diellit, sidomos që kur është zbuluar se PABA shkakton efekte anësore. Por, ajo e cila na befason është se “oxybensone është një material organik e cila gjendet në natyrë, duke përfshirë bimët dhe lulet, por gjithashtu edhe në shumë produkte nga plastika, si llaku i thonjve dhe lodrat,” thot ai. “Mbrojtësit nga dielli shpesh përfshijnë atë pasi që ndihmon shmangien e dëmit nga që të dy llojet e rrezeve UVA dhe UVB, që nënkupton se ka një mbrojtje të spektrit të gjërë nga rrezet e diellit. Pyetja rreth sigurisë përqëndrohet në 2 gjëra: prishjen endokrine në fëmijë dhe alergji ndaj materialeve në të.

Çfarë i thoni pacientëve që brengosen për përbërësit e mbrojtësit nga dielli?

Kjo është ajo ku mendimet ndahen. “Unë ndaj shumicën nga shqetsimet e njejta, por prap përdor mbrojtës me filter kimikal, pasi që ato ofrojnë një mbrojtje më të gjërë se sa ato mineral dhe fizikal,” thot Dr. Schlessinger, duke shtuar se gjëja më e sigurtë e tërë kësajë është të shmangni përdorimin e mbrojtësit kurdo që mundeni dhe të vishni veshje dhe kapela që përmbajnë mbrojtje nga dielli (UPF). “E qartë se ka edhe shumë gjëra të tjera në lidhje me mbrojtësin kundër diellit, duke përfshirë reaksionet alergjike në përbërës, alergji e cila ndodh më rrallë nëse përdoren mbrojtës fizikal ose mineral.”

Dr. Russak mban një qëndrim të pathyeshëm në përdorimin e mbrojtësit me bazë minerale me zink dhe titan, pasi që këto zgjedhje nuk përmbajnë prezerbative ose mbushës të tjerë të panjohur dhe ajo mendon se ato janë zgjedhja më e mirë për të gjitha llojet e lëkurës. Dr. Papantoniou gjithashtu e ka të njejtin mendim se zinku dhe titaniumi janë përbërësit më të sigurtë për mbrojtësit kundër diellit dhe thot se ato janë përdorur pa asnjë brengë për vite me rradhë. “Ato janë më inert se sa mbrojtësit me bazë kimike, ne madje e përdorim zinkun si përbërës kryesor në krema kundër irritimit nga pelenat e fëmijëve.”

Cila është këshilla për zgjedhjen e mbrojtësit kundër rrezeve të diellit?

Dr. Russak rekomandon të bëni një selektim të mbrojtësve: “Nëse jeni duke u përpjekur të gjeni një mbrojtës të duhur në një dyqan dhe atë që e keni në dorë ka një listë të gjatë të përbërësve, lëreni, zgjedhni një të thjeshtë, rregulli është: përbërës të thjeshtë dhe të drejtëpërdrejtë që kryejn punën për të cilën janë caktuar.”

Dr. Papantoniou gjithashtu preferon mbrojtësit që përmbajnë antioksidant si: polifenol të çajit të gjelbër, vitamin C dhe resveratrol, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ. “Një mbrojtës që ka minimum SPF 30 është i preferuar për një përdorim të përditshëm, ndërsa kundër plakjes më e mira është një me SPF 50.”