Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si ndikojnë gabimet që i bëni me hidratues në trupin tuaj?!

Hapi më i lehtë që shumica e bëjnë është hidratimi i lëkurës. E po, mbase edhe ky është hapi që shumica e gabojnë, një formulë e gabuar, një aplikim jo i duhur mund të shkaktojë varje dhe plasaritje të lëkurës. Në fakt, ju mund të përfitoni shumë nga hidratuesi juaj, e tëra varet nga formula dhe teknika e duhur për ju.

Ja hapat se si duhet të zgjedhni dhe të aplikoni hidratuesin në lëkurën tuaj:

Zgjedhni hidratuesin e duhur për llojin e lëkurës suaj

Të gjithë hidratuesit përbëhen nga 3 lloje të përbërësve: okluzivët që mbrojnë lëkurën dhe e mbajnë hidratimin, emolientët që rigjenerojnë qelizat e vdekura të lëkurës si dhe humektantët si glicerina që rrit sasinë e ujit në lëkurë. Çdo produkt do ketë një kombinim të ndryshëm të këtyre 3 formulave në mënyrë që ato të munden të shënjestrojnë shtresa të ndryshme të lëkurës. Fillimisht, në mënyrë që të gjeni hidratuesin e duhur, ju duhet të dini llojin e lëkurës suaj, dhe pastaj të gjeni një formulë për të plotësuar atë.

Mos e tërhiqni lëkurën

Keni kujdes me kremin tuaj të fytyrës, nëse ju e fërkoni lëkurën shumë atëher do e dëmtoni lëkurën duke shkaktuar avullimin e përbërjes së ujit para se lëkura të fillojë me rigjenerim. Tërhiqja e lëkurës në lëvizje te poshtë gjithashtu mund të shkaktojë rrudha të parakohshme si dhe lëkurë të varur pas një kohe. Në vend të kësaj, aplikoni hidratuesin në lëvizje rrethore, nga posht-lart, dhe në zonën e syve, bëni shtypje të lehta me gishtin tuaj të unazës. Kur të përfundoni, ju duhet të mbeteni me një shkëlqim të butë, dhe jepni një kohë që lëkura të thith hidratuesin para se të aplikoni produkte të tjera.

Aplikoni në mënyrë rutinore

Duket e logjikshme të aplikoni hidratues vetëm kur lëkura është e thatë, por nëse ajo veçmë e ka arritur këtë fazë, atëher me siguri është formuar një shtresë e qelizave të vdekura të lëkurës në sipërfaqe, duke e bërë  më të vështirë depërtimin e hidratuesit në shtresa më të thella. Kur lëkura është e thatë, ajo prodhon më shumë sebum për të krijuar lagështi, e cila nënkupton se do të keni një shtresë sebumi në sipërfaqe. Nëse ju nuk hidratoni lëkurën në vazhdimsi, përdorni një zhveshës para se të aplikoni hidratuesin për të larguar qelizat e vdekura dhe shtresimin e sebumit. Përpiquni të hidratoni 2 her në ditë, një herë në mëngjes pasi të keni pastruar dhe tonifikuar lëkurën si dhe një herë në mbrëmje 20 minuta para se të bini në gjumë, në mënyrë që të mos largohet dhe të thithet nga këllëfi i jastëkut.

Hidratoni lëkurën e yndyrshme

Mos mendoni se vetëm sepse lëkura juaj është e yndyrshme dhe e prirur ndaj akneve, nuk do të ketë nevoj për hidratim. Nëse juve nuk hidratoni lëkurën, ju do e nxitni lëkurën të prodhojë edhe më shumë sebum. Sekreti është të gjeni një formulë të lehtë me bazë gelli që nuk është komedogjenik (i cili nuk bllokon poret) me përbërës kryesor si: retinoli, acidi glikoik dhe acidi salicilik.

Mos aplikoni shumë

Nëse ju e teproni me hidratues, lëkura do bëhet e varur nga hidratuesi dhe do e ulë nivelin e prodhimit të sebumit, ku nëse kemi nivel të ulët të vajrave natyrale të lëkurës ajo do duket e lodhur. Aplikimi i tepërt i produktit nuk nënkupton që lëkura do thith më shumë, nëse ju përdorni më shumë produkt ju do të përfundoni me një shtresë të trashë të produktit, shtresë e cila do i bllokojë poret dhe do të shkaktojë plasaritje.

Masazhoni lëkurën

Si pjesë e rutinës së mbrëmjes, është një ide e mirë të përfshini në masazhë të fytyrës. Mbase duket një përpjekje e tepërt por në realitet juve do ju merr një kohë prej 2 minutave ndërsa përfitimet do jenë të shumta. Thjesht duke rrëshqitur duart në fytyrë ju do të stimuloni qarkullimin e gjakut duke ju ofruar muskujve të fytyrës më shumë oksigjen rigjenerues. Duke shënjestruar pikat e drenimit limfatik, ju do pastroni sistemin limfatik nga lëngjet dhe do e bëni lëkurën më pak të enjtur.

Masazhi gjithashtu ndihmon tonin e lëkurës pasi që nxit lëkurën të prodhojë më shumë kolagjen. Lëvizjet e lehta të gishtërinjve mund të zbusin pamjen e linjave të vogla dhe rrudhave.Thjeshtë sigurohuni që i keni duart e pastra dhe gjithnjë përdorni lëvizje nga qendra-jasht fytyrës dhe lëvizje nga poshtë-lartë.

facial massage

Përdorni kremë nate

Tjetër gabim i zakonshëm është se shumica përdorin hidratuesin e njejtë si në mëngjes edhe në mbrëmje. Kremi i natës zakonisht është më i rëndë dhe më i pasur se sa hidratuesit e tjerë si dhe gjithashtu janë të dizajnuar të depërtojnë në lëkurë për një periudhë më të gjatë kohore. Ato gjithashtu përmbajnë përbërës më të fortë, rigjallërues si: retinoli, të cilin ju duhet t’a shmangni në mëngjes pasi që është një përbërës i ndjeshëm gjatë ditës.

Një kremë dite është zakonisht më i lehtë dhe përmban antioksidant të cilët ndihmojnë lëkurën të mbrohet nga dëmtues mjedisor si dhe radikalet e lira. Disa formula përmbajnë madje edhe SPF.

Mos harroni qafën dhe gjoksin

Edhe nëse juve keni kryer të gjitha hapat e cekura më lartë me një përsosmëri, nëse në ato hapa nuk përfshihen edhe qafa dhe gjoksi, atëher e gjithë puna është e kotë. Shmangia e këtijë hapi shkakton plakje të parakohshme, sidomos pasi që pjesa e qafës është më e ndjeshme dhe dermisi është më i hollë, pra është një ndër pjesët e para që shfaqin shenja të plakjes. Qafa gjithashtu ka më pak gjëndrra yndyrore, dhe prodhon më pak yndyrë – yndyrë e cila hidraton në mënyrë natyrale lëkurën. Mos harroni të përdorni lëvizjet e njejta si në fytyrë gjatë aplikimit të tijë.