Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Shprehitë e përditshme që mund të jenë shkaku i flokëve të rralla

Nëse së fundmi jeni shqetësuar për flokët e rralluara, nuk jeni e vetme. Ky efekt ka kapluar më shumë femra seç mund të paramendoni.

E dimë që ka pilula që premtojnë zmadhimin e rritjes së flokëve, ka mjekë që ofrojnë tretmane, ka super ushqime që duhet të ju ndihmojnë me këtë problem. Por ne duhet që ta zbërthejnë problemin në rrënjë, pasiqë janë disa gjëra që ju i bëni e si shkak keni flokë të rralla andaj nëse pushoni me disa veprime të tilla do të mund të ndihmoni flokët të rikthehen në formë. Çfarë duhet të mos bëni që të bëni flokët të rriten?

Mos e anashkaloni proteinën

Në të shumtën e rasteve, trupi juaj reflekton atë që ju e konsumoni andaj dieta është shumë e rëndësishme. Flokët e juaja janë të përbëra nga proteina andaj të jeni të vëmendshme se jeni duke e konsumuar sasinë e duhur. Gjithashtu kujdesuni për konsumimin e vitaminave A,D,E dhe zinkut.

Çbllokoni folikulat
Image result for nook shampoo

Përdorni një shampo kullues të paktën një herë në 2-3 javë apo edhe në çdo javë nëse jeni adhuruese e këtij produkti. Flokët kanë nevojë për skalp të shëndetshëm që të jenë në gjendje të rriten si duhet dhe nëse rrënjët e flokëve mbyten me produkt, rritja e flokëve do të pengohet.

Mos e injoroni konsumin e hekurit

Mungesa e hekurit ka efekt të madh në rritjen e flokëve dhe nuk është lehtë që të konsumoni hekur mjaftueshëm nëse jeni vegetariane pasiqë burimi i zakonshëm i hekurit është mishi i kuq mirëpo mund të kompensoni me spinaq dhe groshë. Që të jeni në të sigurtë duhet të merrni një suplement që do ju ndihmojë me hekurin, posaçërisht në kohën e menstruacioneve kur humbasim hekur.

Zbutni rregullimin e flokëve

Stile të flokëve sikurse lidhja bisht shkaktojnë presion të madh në flokë, madje mund të shkojnë aq larg sa të shkaktojnë njolla pa flokë në kokë. Përdorimi i tepërt i tharëseve të flokëve nuk e ka të njejtin efekt mirëpo në përgjithësi dëmton flokët.

Mos u stresoni

Stresi është një faktor me të vërtetë i madh kur bëhet fjalë për humbjen e flokëve pasiqë kur trupi i është nënshtruar stresit fizik apo emocional, materiet ushqyese që i merrni drejtohen drejtë pjesëve ku kanë nevojë për ato, në këtë rast humb skalpi juaj duke shkaktuar humbje të flokëve. Mundohuni të minimizoni stresin duke u marrë me sport.