Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Shprehi të thjeshta që mund të ju ndihmojnë të humbni peshë!

Sa herë në vit filloni një dietë të re? a funksionon me të vërtetë? Bright Side dëshiron t’ua bëjë me dije se humbja e peshës nuk duhet të jetë e komplikuar apo e vështirë. Të gjithë duhet të ndërtojmë disa shprehi të thjeshta për të arritur peshën ideale. Këtu po ju paraqesim 8 këshilla të thjeshta që janë të provuara shkencërisht për të arritur trupin e ëndrrave.

  1. Nëse nuk pëlqeni ushtrimet, 30 minuta janë të mjaftueshme

E pra, lajme të mira më në fund! Sipas hulumtimeve, është ëvrtetuar se 30 minuta stërvitje janë më efikase dhe ndihmojnë të humbni peshë 25% më shumë se sa një orë e plotë në palestër.

  1. Hani ngadalë dhe me masë

Në këtë botë ritmike, ngrënia e shpejtë është bërë një shprehi e keqe dhe mund ta ndryshoni vetëm nëse doni vërtetë. Për ironi ngrënia e shpejtë redukton ngopjen e cila ju shpie sërish në ngrënie. Kur truri juaj regjistron se stomaku juaj është i plotë, ju tashmë keni ngrënë shumë më tepër se nevojat e trupit tuaj.

  1. Shmangni ngrënien para kompjuterit apo TV-së

Sipas të dhënave statistikore, është vërtetuar se reklamat e ushqimit televiziv, sidomos ushqimet e shpejta ndikojnë në rritjen e oreksit duke na bërë që të hamë më shumë. Poashtu kur hamë para kompjuterit apo TV-së, shpesh nuk i kushtojmë sasisë së ushqimit dhe hamë pa kontroll.

  1. Mos e ngrohni shumë ambientin ku qëndroni në shtëpi

Sipas hulumtimeve të publikuara, ekziston një lidhje në mes ekspozimit të reduktuar ndaj ftohjes sezonale dhe rritjes së obezitetit në Angli, Amerikë dhe vende tjera në zhvillim.

Kur jeni të ekspozuar ndaj të ftohtit, ne dridhemi: muskujt tanë kontraktohen për të gjeneruar nxehtësi, duke djegur kështu kalori shtesë. Pra,a kur jemi në ambient të ngrohtë, ne nuk i përshtatemi temperaturave të ndryshme, andaj edhe djegim më pak kalori.

  1. Leximi i etiketave për përmbajtjen e ushqimit

Kjo mund të jetë shumë e dobishme për të ju ndihmuar të bëni zgjedhje të shëndetshme dhe të humbni peshë. Pra, njerëzit që lexojnë etiketat e përmbajtjes së ushqimeve të caktuara në bazë të rregullt, kanë më shumë gjasa të humbin peshë.

  1. Hani më shumë kos dhe fruta të thata

Sipas hulumtimeve është vërtetuar se konsumi i kosit apo jogurt dhe frutave të thata, është një mënyrë shumë më efektive e humbjes së peshës se sa konsumi i pemëve dhe perimeve në kohë afatgjate.

  1. Specat pikant dhe erëzat

Konsumi i specave pikant dhe erëzave tjera ndihmon në heqjen e kilogramëve, pasi përshpejtojnë metabolizmin tuaj. Përveç kësaj, speci i kuq djegës redukton oreksin dhe djeg kaloritë më shpejtë.

  1. Pini sa më shumë ujë

Kjo e mban trupin tuaj të hidratuar, gjeneron ngopje dhe përshpejton metabolizmin tuaj, duke ju ndihmuar të humbni peshë. Sipas studimeve, është konfirmuar se pirja e më shumë se dy gota ujë para vaktit ushqyes ndihmon që një person të humbasë peshën dhe të luftojë obezitetin.