Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Shëndrroni një kostum të lirë në atë luksoz!

Kur kodi i veshjeve në punë çdo herë e më shumë po merr anën e asaj më zyrtare, kuptohet që askush nuk dëshiron ti shpenzojë të gjitha të hollat në veshje për punë.

Si fillim, shmanguni materialeve me shkëlqim dhe pastaj ndjekni këto hapa të thjeshtë se si të shëndrroni një kostum me çmim të lirë në atë luksoz.

Rregulloni mëngët

Në një botë perfekte, ju do shpenzonit një shumë të parave në mënyrë që kostumi juaj të dukej i porositur, kjo përfshinë kërkesën ndaj rrobaqepësit të rregullojë mëngët e kostumit. Ju do dëshironi mëngë më të ngushta që nuk do varen në krahët tuaj por prap se prap do keni mundësi të lëvizni krahët si doni.

Zëvendësoni pullat

Kostumet e lira zakonisht përmbajnë pulla të thjeshta plastike, të cilat shumë lehtë thyhen dhe humbin gjat një dite pune të lodhshme. Kërkoni rrobaqepësit t’ua zëvendësojë ato me pulla origjinale. Thjesht por me vlerë.

Provoni stilim monokromatik

Puna me një paletë të limituar kur selektoni një bluzë, kravatë apo këpucë është një hap modern e cila bën që materiali i kostumit tuaj të duket më i pasur dhe më elegant. Ndërroni ngjyrat dhe modelet në mënyrë delikate që çdo pjesë të krijoj thellësi.

Përfundoni me këpucë të shtrenjëta

Kursimi në çdo element të pamjes suaj e bën punën më të vështirë për tu dukur më luksoz. Nëse investoni në një gjë, le të jenë ato një palë këpucë që ju do mund ti mbathni çdoherë që dëshironi.