Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Shampot më të mira me keratinë për flokë më të shëndetshme!

Përgatituni për flokë të shëndetshëm dhe të bukur çdo ditë të jetës suaj.

Fakt argëtues: Floku juaj pothuajse i tëri është me keratinë proteinë. Por pasi që ju të bëni ndonjë gjë të dëmshme për flokun tuaj, si nxehtësia, ngjyrat ose kimikate të tjera të ndryshme, ju zyrtarisht keni dëmtuar fuqinë dhe gjendjen e tijë. Dhe kjo është pjesa ku shampot me keratinë hyjnë për të kryer funksionin e tyre.

Këto formula shpëtimtare pasurojnë flokun me proteinë, duke i ndihmuar flokut të përmisojë dëmin e kaluar përderisa i shton mbrojtje për të ardhmen.” Vetëm pas përdorimit të parë të shampos me keratinë ju do vëreni rezultate ku floku juaj do bëhet më i lëmuar dhe më i butë” thot Meri Kate O’Connor, teknike e ngjyrës në NYC. Dhe pasiqë këto formula janë të krijuara për përdorim të vazhdueshëm, “ju vazhdimisht do të shihni rezultate,” shton ajo. Për këtë arsye, merrni një nga këto shampo dhe shikoni flokun tuaj se si përmisohet pas çdo përdorimi të tijë.

Dikson Stamiker NewGen Shampoo

Shamponi është trajtues për ripërtëritje dhe riparim i cili sjellë veprim të kombinuar të qelizave burimore të bimës dhe keratinës. E përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve dhe poashtu është e përkryer për secilin që kërkon ripërtëritje të thellë dhe riparim strukturor. Qelizat burimore të bimës rregullojnë balancën hidro-lipide të qimes, duke sjellur ripërtëritje që nga rrënja, dhe keratina që vepron duke riparuar dhe rindërtuar në thellësi flokun si dhe në gjatësinë e tij. Floku i trajtuar dhe i ngjyrosur do të duket i rifreskuar dhe i revitalizuar; floku natyral do të bëhet më i fortë dhe i shëndoshë në dukje.

Diksoblonde shampoo

Diksoblonde shampo me keratinë dhe vaj organik të grurit për flokë të trajtuara, të zbardhuara ose të theksuara.

Zgjidhja ideale për të përfunduar dhe zgjatur rezultatet e trajtimeve zbardhuese. Përmban keratin për të densifikuar dhe për ti dhënë flokëve elasticitetin e tyre, si dhe vaj organik të grurit për të hidratuar, rigjallëruar dhe sjellur shkëlqim. Butësisht pastron flokët pa i rënduar ato, duke ruajtur shkëlqimin dhe butësinë.

Si ta përdorni: pas zbardhimit, shpërndani në mënyrë të barabartë mbi flokët e lagur dhe skalp, masazhoni me kujdes. Shpërlani mirë dhe përsëritni sipas nevojës.

Dikson Keiras Nourishing Shampoo

Keiras Shampo ushqyese për flokë të thatë dhe të dëmtuar me algin të hidrolizuar, ekstrakte të gjethes cassia alata, keratin dhe acid hialuronik.

Keratini vepron në sinergji me acidin hialuronik, duke ushqyer fibrat e flokëve dhe duke rikthyer butësinë dhe shkëlqimin.

Algina e hidrolizuar dhe ekstraktet e gjethes cassia alata veprojnë si ndihmës për të mbrojtur flokët kundër ndotjes dhe mjegullës si dhe për ti rigjeneruar ato.

Dikson Every Green Anti-Frizz Softening Shampoo

Një shampo me veti emoliente, falë formulës së VAJIT ORGANIK NGA SUSAMI (*e kultivuar në mënyrë organike), EKSTRAKTIT EQINACEA, KERATINËS dhe PANTENOLIT, të cilët i bëjnë flokët e buta dhe të lehta për tu krehur, që nga aplikimi i parë.

Nook Magic ArganOil Secret Shampoo

Shampo e pasuruar me veti ushqyese, ristrukturuese dhe revitalizuese të vajrave si Argani i bioçertifikuar, Makadamia dhe Keratina për flokë të ndritshme, të lehta dhe përplot jetë.