Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Sekretet që fshihen pas flokëve të mahnitshme të Xhenifer Aniston

Ajo është kampiste e vërtetë…

Kjo nënkupton se ajo mund të mbijetojë 3-4 ditë pa larë flokët. Kur vendosë të lajë flokët, e bën me ujë të vakët e jo të ngrohtë që të ruajë ngjyrën e flokëve.

Është e kujdesshme me nxehtësinë

Derisa disa prej nesh kanë neveri ndaj hekurosjes apo përdredhjes së flokëve për shkak të dëmit që e shkaktojnë, Aniston është e kujdesshme se ku e përqëndron ajrin e ngrohtë. Thotë se derisa i thanë flokët, i fut gishtat deri në rrënjë derisa të thahen ndërsa pjesën tjetër të flokëve e le të thahet vetvetiu. Ndonjëherë kur ka kohë të mjaftueshme edhe i drejton me krehër.

Nuk frigohet nga tharjet e pazakonta

E bëj atë që e quaj “tharje e keqe” duke marrë brusha të madhësive të ndryshme dhe duke i përdredhur flokët rreth tyre, duke i lënë gjysmë të thara e gjysmë të lagura që të marrin formën natyrale të flokëve të përdredhura.

Ajo e kupton se ngjyra e mirë nuk bëhet në një ditë

Majkëll Kanale e shpjegon se si e transformuan Aniston nga bjonde në zeshkane dhe në fazën e ardhshme e kthejnë sërish në bjonde.  E theksuam disa herë duke kaluar nga ngjyra kafe e mesme në bjonde  të artë e më pas në bjonde të errët. Përkthimi: Nëse nuk tentoni të kaloni nga e zeza në platinë në një ulje, ngjyra natyrale dhe e bukur është maratonë e jo vrapim 50 metërsh.

Ajo është imune nga kapriçot e modës

Ajo nuk e ndjen presionin për të ndërmarrë rreziqe mode dhe bukurie sepse brengoset për gjëra tjera. Ajo nuk brengoset për modën pasiqë është përplot me stil dhe nuk i kushton rëndësi detajeve që aktoret e tjera i konsiderojnë të rëndësishme.