Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Sekretet natyrale për flokë me shkëlqim!

Lëkura e tharë është e mërzitshme. Ashtu janë edhe flokët. Ngjashëm me ngjyrën e fytyrës suaj, floku juaj është i prirë për të përjetuar fazën e zymtë herë pas here. Me rutinën e duhur, ju mund të shëndrroni flokun tuaj të pa jetë në atë të bukur me anë të këtyre mënyrave që do i shihni në vazhdim.

Provoni  ti shpërlani flokët me uthull të mollës

Uthulla e mollës përmbanë aminoacide, antioksidant dhe antibiotik të cilët mund të ndihmojnë në përmisimin e flokut. Shumë shampo të njohura përmbajnë sulfate dhe kimikate të ndryshme të cilat largojnë vajrat natyral nga floku juaj. Shpërlarja e flokut me uthull molle do e bëjë baraspeshën e vajrave natyrale të lëkurës së kokës dhe nivelit të pH, të cilat nxisin rritjen dhe shkëlqimin e flokut.

Trajtoni flokun me maskë të përbërë nga avokado

Përgatitni një maskë me avokado e cila do ju përmisojë dhe rigjenerojë flokun tuaj. Receta e kësaj maske përmbanë:

  1. Mjaltë
  2. Vaj ulliri – e cila mbron flokun nga mjetet e nxehta dhe tharëset
  3. Avokado – e cila hidraton flokun me vitamin E dhe antioksidant
  4. Xhus Limoni – i cili është antibakterial natyral.

Shikoni procesin në video:

Thani flokët me peshkir banjoje menjëherë pas dushit

Ju nuk duhet të lejoni që flokët tuaj të qëndrojnë të lagur pasi që ajo shkakton maje të dëmtuara. Ju mund ta bëni këtë me peshkir të thjeshtë, por më e mira do ishte nëse do kishit siguruar peshkir i cili do e thithë ujin më shumë se sa të tjerët, kështu duke tharë flokun para se të fillojë dëmtimi i tyre.

Filloni me një rutinë të pastër bukurie

Produktet për kujdesin e flokëve mund të jenë paksa të vrazhda, për atë ju duhet të kërkoni kompani të cilat prodhojnë produkte pa sulfate, silikone, parabene apo ngjyra artificiale.

Një dietë e shëndetshme është kryesore

Dieta juaj mund të ketë ndikim të madh në mënyrës se si floku juaj duket dhe ndjehet. Shtimi i suplementeve gjithmonë është një mënyrë e mirë që të fitoni mjaftueshëm vitamina dhe minerale, të cilat janë të rëndësishme për flokë të mëndafsht dhe të shëndetshme. Ju mund të shtoni kolagjen në pijen tuaj të mëngjesit për të forcuar flokun dhe thonjët tuaj.