Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Sa gjatë i duhet djegies nga dielli të zbehet dhe të përshpejtojë shërimin!

Përsëri e keni harruar kremën për mbrojtjë nga dielli? Të gjithë gabjnë mirëpo gabimet vijnë me pasoja. Përveç rrezikut të rritur për kancer të lëkurës, mosaplikimi i kremës me SPF mund të përfundojë me lëkurë të kuqe dhe të djegur që ua bën jetën ferr. Mirëpo për sa gjatë? Mvaret sa gjatë jeni ekspozuar ndaj rrezeve të diellit pasië dielli i mbyt qelizat e lëkurës në sipërfaqe dhe e dëmton ADN-në e tyre e pastaj qelizat e reja dhe të shëndetshme duhet të arrijnë në sipërfaqe. Prandaj një shëtitje pa mbrojtë në veturë ju bën lëkurën rozë, ndërsa nëse ju zë gjumi në plazh lëkura ju bëhet e kuqe e ndezur.

Ekspozimi mesatar kërkon dy deri në tre ditë të zbehet mirëpo djegiet e kosniderueshme mund të marrin deri në dy javë që të shërohen. Në rastin e fundit, ju duhet të vizitoni mjekun pasiqë rrezikoni infeksion dhe hapje të plagëve. Nëse keni simptome të etheve dhe temperaturë atëherë mund të vuani nga dehidrimi, prandaj shkoni tek mjeku urgjentisht.

Disa mjete shtëpiake mund të ju ndihmojnë me djegien e butë të lëkurës.

Aplikoni kompresim të ftohtë- qoftë me ujë apo lëngje antioksiduese sikurse çaji i gjelbërt apo qumështi i skremuar, që të zbutë jorehatinë dhe të ushqejë lëkurën. Aplikoni njomës pa aromë që të rihidratoni pjesën e sipërme të lëkurë si dhe të aplikoni hidrokortizon që të kontrolloni ndezjen.

Përderisa makijazhi mund të mbulojë skuqjen në fytyrë, gjëja më e mirë është të mbroheni me kremë me SPF para se të ekspozoheni në diell.