Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Rutina më e aprovuar për kujdesin e lëkurës së yndyrshme!

Lëkura e yndyrshme ka disa rregulla të saja: formula e duhur, përbërësit dhe produktet e duhura për të shmangur shkëlqimin si dhe për ti mbajtur plasaritjet nën kontrollë. Ne kemi biseduar me disa dermatolog si Dr. Dennis Gross, Dr. Timm Goueleke si dhe Dr. Friedmann rreth kësaj çështje, por para se të mësoni këtë rutinë, ju duhet të kuptoni karakteristikat si dhe vetitë e lëkurës së yndyrshme:

Si duket: zakonisht, lëkura e yndyrshme ka pore më të gjëra si dhe është më e prirur për akne.

Çfarë është yndyra: trupi jonë prodhon yndyrën e quajtur sebum, yndyrë e cila mban lëkurën e butë dhe elastike. Megjithatë, sa më shumë sebum që prodhon trupi, aq më shumë zmadhohen gjëndrrat, gjë e cila zgjëron poret.. në ndërkohë, e gjithë yndyra e tepërt qëndron në sipërfaqen e lëkurës. Lëkura e yndyrshme mund të trashëgohet por gjithashtu mund të jetë rezultat i ndryshimeve hormonale të shkaktuara nga cikli menstrual, shtatzania etj.

Hapat e rutinës:

Pastroni fytyrën në mëngjes dhe në mbrëmje:

Dr. Friedmann insiston që hapi i parë i një rutine të mirë është “një pastrim i butë, si në mëngjes poashtu edhe në mbrëmje, për të larguar yndyrën.” Edhe pse, në mbrëmje do ishte më i mirë një pastrim i dyfisht pasi që me pastrim të dyfisht (me vaj dhe pastaj shkumë apo gell) ju largoni të gjithë papastërtitë, vajin si dhe lëkurën e vdekur.

Mëngjesi: filloni rutinën e mëngjesit me një pastrues gelli apo shkume. Formulat e gellit janë të përsosura për lëkurë të yndyrshme pasi që ato ndihmojnë në çbllokimin e poreve dhe largojnë yndyrën e tepërt pa e qëruar apo dehidruar lëkurën. Kërkoni formula që përmbajnë përbërës anti-bakterial.

Mbrëmje: filloni me një pastrues vaji, i cili do largojë SPF, grimin dhe sebumin. Kërkoni një vaj me veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale si tea tree apo witch hazel. Pastaj vazhdoni me një pastrues gelli apo shkume, i cili do largojë të gjitha mbetjet e grimit dhe do pastrojë thellë poret e juaja – masazhoni pastruesin në lëkurë të paktën 1 minut.

Tonifikoni:

Tonifikimi është një hap integral në të gjitha rutinat e kujdesit të lëkurës pasi që ndihmon në rikthimin e ekuilibrit të pH në lëkurë, gjë e cila mban nën kontrollë prodhimin e vajit. Një toner i mirë do i ngushton poret, duke i bërë ato të duken më të vogla si dhe largon papastërtitë që janë në sipërfaqe të lëkurës. Nëse toneri juaj përmbanëAHA ose BHA gjithashtu ndihmon në pastrimin e thellë të poreve si dhe në largimin e helmeve dhe papastërtive. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, kërkoni për përbërës natyral si kamomili, trëndafil apo ginseng për të shtrënguar lëkurën si dhe uljen e inflamacionit.

Mëngjes: Filloni me një toner qetësues, pasi që nuk guxoni të përdorni ndonjë me përbërës të fortë, kërkoni një i cili përmbanë përbërës hidratues si : aloe vera, ginseng ose acid hialuronik.

Mbrëmje: kjo është koha kur duhet të shtoni një toner më të fortë për të ngushtuar poret dhe për të larguar vajin e tepërt si dhe papastërtitë që ka marrë lëkura gjatë ditës. Përdorni një toner që përmban AHA pasi që këto munden të penetrojnë thellë në pore.

Hidratoni:

Shumë njerëz me lëkurë të yndyrshme nuk hidratojnë lëkurën pasi që mendojnë se hidratimi do e bëjë lëkurën edhe më të yndyrshme, por duhet të kuptoni që prodhimi i tepërt i yndyrës shkaktohet për arsye të dehidrimit të lëkurës. Me përdorimin e hidratuesit, bëhet ekuilibrimi i nivelit të hidratimit dhe prodhimit të vajit. Kërkoni hidratues gelli që janë me teksturë të ngjashme të ujit dhe janë të lehtë, pasi që ato përmbajnë nivelin më të ulët të vajit dhe dyllave. Gjithashtu kontrolloni se a janë jo-komedogjenik, gjë e cila nënkupton se nuk bllokojnë poret.

Mëngjes: në mëngjes përdorni formulë të lehtë ose një serum. Serumët janë shumë hidratues dhe janë të pasur me përbërës aktiv, gjë e cila nuk jep ndjenjën e rëndë në lëkurë. Lëkura dallon nga personi në person, madje edhe ata me lëkurë të yndyrshme, për këtë arsye, ne rekomandojmë të provoni përdorimin e një serumi dhe të shikoni se a po ul nivelin e yndyrës në lëkurë, pastaj nëse mendoni që keni nevojë për hidratues, atëher provoni një hidratues të lehtë.

Mbrëmje: në mbrëmje ju mund të përdorni një kremë më të rëndë, pasi që kjo është koha kur lëkura juaj humb hidratimin e sajë dhe mundohet të rigjenerohet.

Këshillë: mos përdorni vaj fytyre: nëse ekziston një hap rutine që duhet të shmangni, kjo është vaji i fytyrës. Dr. Timm Goueleke na paralajmron kundër tyre duke thënë “vajrat e pasura të fytyrës dhe vajrat thelbësore do bllokojnë poret e juaja” gjë që shkakton plasaritje. Dr. Dennis Gross pajtohet duke thënë “kërkoni produkte pa yndyrë si dhe shmangni produkte me vajra natyrale – pasi që këto mund të bllokojnë poret dhe plasaritjet.”

Gjatë ditës:

Mos harroni SPF

Nuk mund të theksojmë më shumë rëndësinë e aplikimit të SPF në përditëshmëri. Dëmtim nga dielli është një nga kontribuesit kryesor në dëmtimin të lëkurës si : linjat e vogla, rrudhat, njollat e errëta si dhe hiperpigmentimi. Edhe pse mendoni se aplikimi i një mbrojtësi të trashë nga dielli mund të shkaktojë dëme në lëkurë, në fakt ai ndihmon në zvoglimin e dukjes së plagëve të akneve si dhe hiperpigmentimin, të cilat nëse janë të pambrojtura, nuk mund të zbehen.

Gjatë natës:

Përdorni retinol

Edhe pse prospekti i përdorimit të retinolit disa i frikson, lëkura e yndyrshme toleron retinolin. Dermatologët betohen në retinol dhe insistojnë që ju duhet të përfshini retinolin në rutinën tuaj që nga mosha 20. Retinoli është formë e vitaminës A e cila trash shtresën e thellë të lëkurës, lëmon rrudhat duke rritur prodhimin e kolagjenit si dhe ndihmon në uljen e prodhimit të yndyrës, duke i ngushtuar poret si dhe duke përmisuar lëkurën e prirur nga aknet.

Retinoli duhet përdorur në mbrëmje dhe duhet të filloni me përdorimin e sasive të vogla në fillim. Filloni me përdorim 2 deri 3 herë në javë në muajin e parë, dhe derisa lëkura të mësohet me të, ju mund ta rrisni sasinë.