Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Pse përkujdesja për skalpin tuaj është zgjidhje për flokët e dëmtuara

Skalpi ynë mund të durojë shumë thatësi, kruarje, zbokth, yndyrë dhe shtresim të produkteve kimike para se flokët të shfaqin dëmtime serioze. Mund të kujdeseni për skalpin dhe të bëni flokët më të forta duke e bërë të mëposhtmen:

Përdorni një brushë me qime të forta

Flokët e dëmtuara mund lehtësisht të thyhen ndërsa brusha me qime të forta është mjaft e butë që mos të tërheqë qimet. Ky lloj i brushës ndihmon edhe në shpërndarjen e yndyrës natyrale nga lëkura e flokëve deri në majat e fijeve të flokëve.

Sikurse brushat e makijazhit, edhe ato të flokëve duhet pastruar

Mbetjet nga produktet e flokëve ngelin në brushë pas çdo përdorimi. Më e mira është të pastroni brushën të paktën një herë në javë që të evitoni shtresim të mbetjeve nga produktet dhe bakteret, gjëra që sjellin zbokth dhe skalp të yndyrshëm.

Përdorni majat e gishtave që të masazhoni shamponin dhe kondicionerin në rrënjë

Përdorimi i majave të gishtave që të kruani skalpin është një gabim i madh. Ajo kruarje dhe fërkim sjell zgjebosje të lëkurës.

Shamponi juaj është gjëja më e rëndësishme për shëndetin e flokëve

Lloji i shamponit dhe kondicionerit është përcaktues i shëndetit të flokëve të juaja. Lani flokët rregullosht duke përdorur vetëm pak shampon pasiqë përdorimi i tepërt i tij shkakton shtresimin e kremave dhe produkteve, e që e bëjnë flokun më të yndyrshëm.

Kërkoni për përbërës hidratues në shamponin tuaj

A përfiton në të vërtetë floku juaj nga përbërësit hidratues? Sigurisht që po. Këkroni shampon dhe kondicioner që është i pasur me antioksidantë dhe vitamina A,C dhe E, që i ndihmojnë flokët të bëhen më të buta, më të trasha dhe më të shëndetshme.

Image result for nashi shampoo and conditioner