Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Pse aplkimi i tretmanit të zhveshjes së lëkurës mbase po e shkatërron lëkurën tuaj!

Nëse ndonjëher ju ka ndodhur të ju shkaktohen plasaritje në lëkurë , me siguri keni qenë të tunduar të fërkoni vendin e dëmtuar me zhveshës deri në gjurmën e fundit të bakteres e cila shkakton njolla. Dhe përderisa koncepti ngjan si një ide e mirë, ekspertët na paralajmërojnë se zhveshësit mund të ju dëmtojnë lëkurën edhe më shumë nëse e aplikoni çdo ditë.

Përse keni nevojë për zhveshës?

Zhveshja e lëkurës është pjesë e rutinës për kujdesin e bukurisë nëse dëshirojmë që lëkura jonë të duket sa më bukur.

“Zhveshësit largojnë qelizat e vdekura të lëkurës duke nxitur prodhimin e lëkurës së re të shëndetshme të del në sipërfaqe. Kryesore është të aplikoni zhveshës sa her që lëkura juaj të ketë nevojë, në mënyrë që ajo të bëhet e butë, e ndritshme dhe e shëndetshme,” thot Pamela.

Sa shpesh duhet të aplikoni zhveshës?

Kjo është pyetja e duhur. Shpeshtësia varet nga lloji i lëkurës si dhe nga lloji i zhveshësit që përdorni.

Edhe pse nuk ka rregulla të caktuara rreth tretmaneve acidike, një gjë është e sigurtë: zhveshja e përditshme nuk është e preferuar.  Pamela paralajmëron: “Zhveshja e tepërt e lëkurës është një problem i zakonshëm. Ka shumë brende që faktikisht nuk kuptojnë se si funksionon lëkura dhe ata mohojnë mitin që ne duhet të aplikojmë zhveshës çdo ditë.

“Zhveshësit janë plagë, dhe neve kemi nevojë për këto plagë për të larguar qelizat e vdekura dhe të ndërtohet kolagjen i ri, por neve nuk kemi nevojë për këto plakë çdo ditë. ”

Rreziqet e zhveshjes së tepërt?

Sidoqë të zgjedhni zhveshjen e lëkurës, aplikimi i tepërt mund të shkaktojë dëme afatgjate.

Pamela thot: “Nëse po aplikoni zhveshësin shpesh, funksioni i barrierës së lëkurës mund të kompremetohet, lëkura mund të dehidrohet dhe kapilarët mund të dëmtohen. Mund ti irritojë aknet që veçmë i keni në lëkurë.”

Çka nëse veçmë është vonë?

Nëse nuk jeni të sigurtë se çfarë po kërkoni, ka disa shenja që ju tregojnë se sa e keni tepruar me zhveshës. “Shenjat e dukshme në lëkurë mund të shfaqen si ndërtone të kuqe, leskërim dhe tharje e dukshme,” thot Pamela.

Por mos u brengosni, asnjëherë nuk është vonë të ndërroni mënyrat tuaja. Ndryshimi i zhveshësit mund të bëjë një ndryshim të madh. “Acide polihidroksike si glukolaktona dhe acidi laktobionik, zhveshin pa shkaktuar dëme në barrierën e lëkurës. Jo vetëm që zhveshin butësisht pa kristale që munden të shkaktojnë dëme të mëtutjeshme në lëkurë, gjithashtu mund të hidratojnë lëkurën,” sugjeron Pamela.