Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Veshjet që vërtetojnë se moda e viteve 90` është rikthyer!

Ndoshta nuk e keni vërejtur deri më tani por shumë trende nga e kaluara janë duke u rikthyer. Një ndër trendet e tilla është stili grunge i viteve 90` që simbolizon rock muzikën. Të shohim se cilat copa të modës janë duke u rikthyer…

Flannel throw-ons

Këmishë prej fanellate

Asgjë nuk simbolizon këtë më shumë se pantallonat e shkurta, një fanellë dhe një këmishë prej fanellate e hedhur supeve si pelerinë. Këmisha prej fanellate asnjëherë nuk ka dalur nga moda dhe është parë këto dy dekada në pistat e modës.

Band tees

Fanellë të bendeve muzikore

Muzika ka ndikuar shumë në modën ‘grunge’ të viteve 90` dhe disa prej bendeve më të hatashme të asaj kohe kanë arritur të jenë pjesë e garderobës së secilit në formën e fanellës. Edhepse ajo çmenduri nuk ekziston më, fanellat me emrat e bendeve janë rikthyer.

Mom jeans

Xhinse të gjera

E kuptojmë që një trend është rikthyer kur një supermodele e aprovon një gjë të tillë. Kendall Xhener e riktheu trendin e pantallonave të gjera të rikthehet në kombinim me rollkën dhe syzet retro të diellit. Nëse keni një palë xhinse të tilla që i ka veshur mamaja juaj, është koha t`i nxjerrni nga dollapi.

Fishnet stockings

Çorapet e gjata si rrjetë

Përderisa çorapet e gjata kanë qenë pjesë integrale e viteve 90`, ato me formë të rrjetit të peshkatarëve kanë qenë elementi kryesor i femrave të këtij stili. Tani ky element është rikthyer dhe mund të kombinohet nën xhinse të shqyera apo me pantallona të shkurtëra.

Flannel shirts tied around slip dresses

Këmisha prej fanellate e lidhur në mes

Asnjë stil ‘grunge’ nuk ishte i kompletuar pa këmishë prej fanellate e lidhur në mes mbi një fustan të lehtë. Tani ky stil i viteve 90` është rikthyer dhe është duke u pëlqyer nga të gjithë adhuruesit e modës urbane.

Oversized denim jacket

Xhaketa xhins e stërmadhe

Një element që simbolizonte vajzën e rrebeluar të viteve 90` është xhaketa e stërmadhe nga xhinsi.

Ankle boots

Çizme deri në nyje të këmbës

Ndër stilet e shumta të takeve që i shohim këto ditë, çizmet e zeza deri tek nyja e këmbës janë një gjë që nuk dalin kurrë nga moda.