Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Përshkëllimi i llakut të thonjve – ja tre faktorët që duhet fajësuar!

Janë disa gjëra më të tmerrshme se pastrimi i ngjyrës së thonjvë e ajo është përshkëllimi i ngjyrës pasiqë keni kaluar orë të tëra në manykir. Pse ngjyra e thonjve nuk qëndron në vend, mund të lexoni më poshtë.

Nuk e lejoni të “flejë”

Kjo është arsyeja më e zakonshme pse keni probleme me manykir. Një ngjyrosje e duhur dhe e plotë e manykirit i merr diku gjashtë orë që të qëndrojë. Çfarë bëni në këto gjashtë orë është thelbësore se sa do zgjasë manykiri.

Si të veproni: Rrini larg ujit në këtë periudhë. Kjo nënkupton të mos bëni dush, të mos lani enët dhe të mos notoni për gjashtë orë të plota.

Thonjtë e juaj janë të thatë

Jemi duke folur për të thata në kuptimin të brishta. Nëse sipërfaqa e thonjve tuaj është e prirur të cifloset apo të thyhet, edhe ngjyrës do i ndodhë e njejta.

Si të veproni: Kujdesuni për shëndetin e thonjve tuaj duke aplikuar losion të pasur një herë në ditë, mundësisht natën. Gjithashtu mund të aplikoni kremë për kutikulat që të siguroheni se keni pllakë të shëndetshme dhe të hidratuar të thonjve.

Jeni duke përdorur formulën e gabuar

Jo të gjithë thonjtë janë të krijuara njejtë, andaj ajo formulë që funksionon me sukses tek një person nuk do të thotë se do jetë funksionale edhe tek personi tjetër.

Si të veproni: Nëse formula juaj vazhdimisht cifloset dhe leskërohet, është koha që të provoni ndonjë brend tjetër. Kur drejtoheni për në salon, merreni llakun tuaj të thonjve që mos të detyroheni të përdorni produkt që nuk funksionon me ju.