Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Përse duhet të zgjedhni llak të thonjve pa toksina!

Çdo gjë që duhet të dini rreth tre-,pesë-,tetë-, dhe dhjetë-free llaqe të thonjve.

Nuk duhet të keni një Ph.D. në biokimi për të deshifruar codet e përbërësve arbitrar jo toksik të industrisë së llaqeve të thonjve. Pothuajse të gjitha llaqet në dispozicion sot janë të konsideruara si tre-free, që nënkupton se nuk përmbajnë toksinat si: formaldehidë, toluene dhe dibutyl phthalate(DBP).

Por ne e dijmë që përbërësit mund të depërtojnë përmes shtratit të thonjve dhe gjithashtu e dijmë që ato përmbajnë një erë të tmerrshme. Një manikyr çdo javë për vite të tëra mund të mblidhet, për këtë arsye ja se si ti zgjedhni ato të duhurat:

5-free

Çka nuk pëmban: formaldehyde, toluene, DBP, formaldehyde resin dhe camphor.

Çfarë është e rëndësishme: Rrëshira e formaldehidit është vërtetuar se është kancerogjene si vet formaldehida, si dhe studimet kanë vërtetuar se shkakton reaksion alergjik. Kamfuri sintetik është helmues në ekspozim të tepërt dhe të gjatë, e cila rrit mundësinë e zhvillimit të një reaksioni alergjik.

7-free

Çka nuk pëmban: formaldehyde, toluene, DBP, formaldehyde resin, camphor, ethyl tosylamide, dhe xylene.

Çfarë është e rëndësishme: Ethyl tosylamide është një plastifikues i cili është larguar nga produktet e bukurisë nga Komisioni Europian përshkak të vetive të tija antibiotike si dhe kontributit të mundshëm në rezistencë të antibiotikëve.

Xylene është një tretës me bazë petroleumi i gjetur në hollues të ngjyrës dhe llaqe të thonjve që shkaktojnë simptome si kokëdhimbje dhe marramendje gjatë ekspozimit për një kohë të shkurtë.

9-free

Çka nuk pëmban: formaldehyde, toluene, DBP, formaldehyde resin, camphor, ethyl tosylamide, xylene, parabens, dhe acetone.

Çfarë është e rëndësishme: A duhet të spjegojmë parabenet? Sa i përket acetonit, rrallë herë që mund ta gjeni në llaqe të thonjve, por mund ta gjeni në pastrues të llaqeve. Një irritues i zakonshëm i lëkurës, syve dhe mushkrive, i cili është vërtetuar të shkaktojë helmim nervor dhe respirator në kafshë në doza mesatare.

10-free

Çka nuk pëmban: DBP, triphenyl phosphate (TPHP), toluene, xylene, ethyl tosylamide, camphor, formaldehyde, formaldehyde resin, parabens, dhe tert-butyl hydroperoxide (TBHP), dhe/ose  gluten.

10-free formulat janë gjithashtu zakonisht janë të krijuara nga përbërës që nuk rrjethin nga kafshët.

Çfarë është e rëndësishme: THPH dyshohet se është një ngacmues endokrin i cili depërton me lehtësi në qarkullimin e gjakut gjatë aplikimit të llakut. Fakti kundër TBHP është paksa jo i qartë, edhe pse është vërtetuar si një irritues i lëkurës me një toksinë akute. Nuk ka fakte që sugjerojnë se aplikimi topikal i glutenit është i dëmshëm për ata me sëmundje kolike, por nëse dëshironi të mos rrezikoni atëher evitoni atë.