Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Përgatitni 3 maska të lehta për të shpëtuar flokun tuaj!

Qoftë floku juaj është i shkurtë, i gjatë, kaçurrele apo i drejtë, ne të gjithë dëshirojmë flokë që shkëlqen, ka volum dhe kap vëmendjen e të gjithve. Aq shumë e dëshirojmë këtë saqë jemi të gatshëm të shpenzojmë një shumë të madhe të të hollave në një produkt që premton të kujdeset për flokun tonë si gjëja më e çmuar në botë. Shampot, kondicionerët, serumet, dhe shumë produkte të tjera, premtojnë flokë të gjata, të mira dhe të forta. Por çfarë nëse ne ju themi se të gjitha këto mund ti arrini me më pak shpenzime.

Këtu do të mund ti gjeni disa maska të përgatitura për të shpëtuar flokun tuaj nga dëmtimet nga dielli, peruti apo thjesht nëse dëshironi të arrini një shkëlqim të ndritshëm.

Maskë për flokë të dëmtuara dhe të thata

Praktikisht gjithçka po punon kundër jush, nga produktet dhe pjastrat deri tek uji i dushit, rrezet UV, ngjyrat dhe ndotja e ajrit. Për shumicën nga ne, kjo rezulton në flokë të dobët dhe të thatë. Fatmirësisht, është një nga problemet më të lehta për tu zgjedhur. Një maskë me vaj kokosi shton hidratimin dhe lëndët ushqyese që floku juaj ka nevojë, pasiqë vaji i kokosit ka nivele të larta të MCFA (zinxhirit të mesëm të acideve yndyrore) dhe acidit laurik i cili mbështet shëndetin e hormonal dhe qelizor të qimeve.

Nëse jeni dikush që pëlqen përdorimin e pjastrave apo figarove, edhe nëse dëmi nuk ka arritur në rrënjë, prap se prap përdorni këtë maskë 1 herë në javë.

Përbërësit:

  • 2 lugë vaj kokosi
  • 1 lugë vaj argani
  • 1 ve
  • 2-3 pika vaji esencial mente ose lavande

Kombinoni përbërësit dhe përzini ato deri sa të bëhet një përzierje homogjene. Aplikoni maskën në mënyrë të barabartë në flokë të njoma, kushtoni vëmendje majeve të qimeve. Nëse vuani nga peruti ose skalp të thatë, aplikoni miksin në rrënjë. Kapni flokët që të mos njollosni rrobat me vaj, si dhe mbuloni flokun me një kapelë dushi. Lejoni maskën të qëndrojë në flokë për 30 minuta para se ti pastroni ato me një shampo të përditëshme dhe kondicioner. Nëse keni flokë të trashë dhe të gjatë, dyfishoni receptin.

Maskë pastruese për rrënjë të yndyrshëm

Nuk ka asgjë më të bezdisshme se flokë të yndyrshme. Ato mund të shkaktohen nga përdorimi i tepërt i produkteve, shampo dhe kondicioner me bazë të proteinave, luhatjet dhe hormonet. Nëse floku juaj i yndyrshëm ka më shumë yndyrë se sa shkëlqim, kjo maskë limoni është e rëndësishme, është e pasur me vitamin C dhe A, e rëndësishme për flokë të ndritshme dhe të shëndetshme. Pasi që maska është acidike, jep sebum në flokë të yndyrshëm dhe largon vajin e tepërt nga skalpi. Kripa, përderisa ndihmon në zhveshjen dhe largimin e papastërtive, gjithashtu do e ndajë vajin nga folikulet duke e thithur atë. Përdorimi i vajit të kokosit në flokë të yndyrshëm mbase është e çuditshme, por ne nuk dëshirojmë të largojmë vajin në tërësi, vetëm atë tepricën për të cilën nuk kemi nevojë.

Përbërësit:

  • 1/3 gotë me xhus limoni
  • 1 lugë kripë deti
  • 1 lugë vaj kokosi

Përzini të gjithë përbërësit në një zhveshës, shampo të lëngshme. Aplikojeni miksin në skalpin tuaj, lejoni të qëndrojë për 5-10 minuta para se ta pastroni me ujë të ngrohtë dhe shampo – mos aplikoni kondicioner.

Maskë për nxitjen e rritjes së flokëve

Flokë të gjatë të shëndetshme mbase duken si një qëllim i pamundshëm, por ne ju premtojmë që mund të arrini ato. Kjo maskë përdorë vaj kanola, vaj i cili është një zgjedhje e përsosur për probleme me rënie të flokëve dhe thatësi kronike. Ashtu si vaji i kokosit, prezenca e acideve yndyrore të pangopura ndihmon në qetësimin e folikuleve të rraskapitura dhe i mbyll ato në mënyrë që të parandalojë humbjen e hidratimit. Vaji kanola gjithashtu është i pasur me vitamin E, një antioksidant i cili ndihmon në ndërtimin e indeve dhe përmisimin e tyre, ashtu si steroli, i cili ndihmon në rigjenerimin e qelizave të dëmtuara. Vaji i kanolës i vë flokët tuaj në gjendje të mirë saqë fokusohet më pak në regjenerim dhe përmisim dhe më shumë në rritjen e tyre. Që të dya, vaji jojoba dhe rosemary janë të gatshme të stimulojnë rritjen e flokut duke përmisuar qarkullimin e gjakut dhe duke hidratuar folikulet e dëmtuara dhe të thata. Kjo maskë nuk i zbutë floktë tuaj por e mban skalpin në gjendje të mirë për një rritje të optimizuar të flokëve.

Përbërësit:

  • 2 lugë vaj kanole
  • 2 lugë vaj jojoba
  • 1 ve
  • 2-3 pika vaj rosemary

Përzini këto përbërës dhe aplikoni në flokë të njomë. Lejoni maskën të qëndrojë 20 minuta në flokë dhe përsëriteni këtë 1 her në javë. Pastroni me ujë të ngrohtë para se të përdorni shampo dhe kondicioner.