Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Përfitimet e mineraleve të ujit!

Konsumimi i ujit gjithmonë është cekur si mënyra më e mirë dhe më e rëndësishme për të arritur trup të shëndetshëm. Plasaritje në lëkurë? Konsumoni ujë. Disponim i keq? Po, uji ju ndihmon edhe me këtë. Një studim gjeologjik i U.S. thot se trupi i një njeriu të rritur përbëher nga 60% ujë, për këtë arsye nuk është një befasi se konsumimi i ujit ka shumë përfitime për trupin e njeriut. Por çfarë për mineralet që gjendjen në ujë, të cilat gjithashtu ndodhin natyrisht në trupin tonë? A duhet ti shtojmë në ujin që e konsumojmë?

Kërkimi mes botës së suplementeve është paksa i lodhshëm. Me multivitamina të përditshëm, adaptogjenët dhe çdo gjë tjetër, jep ndjenjën që dietat tona janë të stërmbushura me barna dhe pije. Për këtë arsye, kur ne ndëgjuam për përfitimet e shtimit të mineraleve në ujin e pijshëm, ne pyetëm Shiva Rose, autore e Whole Beauty dhe The Local Rose, për të na spjeguar neve këto gjëra.

Mund të befasoheni në mësimin se uji nuk përmbanë të gjitha mineralet kur bie nga qielli- mineralet përfitohen nga kontakti me baltën e tokës. Por praktikat moderne të agrikulturës kan çuar drejt zgjërimit të boshatisjes së baltës së tokës. “Këto minerale ishin të gatshme në tokën e pasur, por tanimë nuk janë, dhe kjo është një problem,” spjegon Shiva. Edhe nëse burimi i ujit fillon i pasur me minerale, mbase nuk qëndron ashtu. “Me filtrim të ujit, ne humbim shumë nga mineralet për të cilat kemi nevojë,” thot Shiva. Metoda të shumta të filtrimit të ujit mbajnë ujin tonë të sigurtë por mund ta zbrazin nga mineralet.

Për fat të mirë, ne mund të kthejmë atë që kemi humbur. “Disa minerale të cilat janë kryesore për ti shtuar në ujë janë: kalciumi për shëndetin e kockave dhe magnezium i cili lejon që mineralet e tjera të punojnë dhe të qetsojnë sistemin nervor. Gjithashtu përmison disponimin dhe gjumin, si dhe është i mirë për lëkurë dhe flokë,” shton ajo. “Zinku përkrah sistemin imunitar dhe shërimin e plagëve, si dhe është shumë i mirë për libidon,”thot ajo. Po, e lexuat mire: mineralet promotojnë funksione të ndryshme të trupit duke përfshirë edhe apetitin seksual.

Shiva na tregoi se mungesa e mineraleve në trup mund të shkaktojë sëmundje serioze. “Shumë njerëz kanë probleme me tiroiden përshkak të mungesës së jodit,” ajo spjegoi. “Unë shtoj disa pika për të mirëmbajtur funksionin e duhur të tiroides. Acidi Fulvik është një gjë tjetër që unë shtoj në ujin tim, pasi që nxit prodhimin e kolagjenit dhe mbështet mikrobiomën në lukth.”

Këtu keni disa minerale tjera të cilat Shiva ju sugjeron ti shtoni në ujë:

  • Hekuri: i rëndësishëm për shëndetin e gjakut
  • Bakër: ndihmon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe parandalon në dëmtimin e qelizave të shkaktuara nga radikale të lira
  • Seleniumi: një antioksidant i fuqishëm i cili parandalon dëmtimin e qelizave të shkaktuara nga radikale të lira
  • Kromiumi: përmison ndjeshmërinë e insulinës si dhe rrit metabolizmin e proteinës, karbohidrateve dhe lipideve.

Tani që keni një njohuri për mineralet, ndoshta mendoheni se sa shpesh duhet ti shtoni në ujin tuaj. Sipas Shiva, pak është shumë. “Zakonisht përdor 1 lloj të mineralit çdo 2-3 ditë dhe pastaj pauzoj për 1 ose 2 ditë.” Duket e thjeshtë. Si gjithmonë, më e mirë është të flisni me mjekun tuaj dhe të bëni disa analiza të gjakut para se të vendosni të përdorni disa lloje të mineraleve.