Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Përditësoni pamjen tuaj gjatë dimrit me disa nga këto ide për stilimin e flokëve

Nëse po kërkoni të shtoni diçka të vogël por interesante në pamjen tuaj gjatë dimrit, atëherë provoni të thurni disa gërsheta në flokët tuaj. Ka kaq shumë stile kreative që mund të përzgjedhni të bëni, dhe ne po ju japim disa inspirime që mund të ju nevoiten për flokët tuaja.

  1. Përditësoni një stilim klasik të flokëve me një gërshetë për ta definuar pamjen tuaj.
  2. Kombinoni stile të ndryshme të gërshetave si një bisht peshku apo një punxh të gërshetuar.
  3. Një gërshetë e kapur në gjysmë të flokëve duket mrekullueshëm me çdo pamje, qoftë kazuale apo elegante.
  4. Krijoni një gërshetë në formë bisht peshku, dhe krijoni një aventurë edhe më të këndshme duke shtuar një aksesor interesant në flokë.
  5. Përzgjedhni një gërshetë të kufizuar në kokë sikur kurora ëngjëllore, nëse dëshironi të dukeni më thjeshtë por elegante.
  6. Ju mund të eksperimentoni paksa duke krijuar një gërshetë anësore.
  7. Kjo gërshetë në formë gjysmë kurore është një domosdoshmëri për rastet kur nuk dini çfarë të bëni me flokët tuaja!
  8. Merrni ca inspirime nga tutoriale tuaja të preferuara, siç mund ta shihni në fotografi pamjen inspiruese nga Khaleesi.