Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Përbërësi i cili ka kohë që ka kapur vëmendjen e të gjithve : Qymyr druri!

Edhe nëse qymyr druri i aktivizuar ende nuk është pjesë e rutinës suaj të bukurisë apo dietës, prap se prap me shumë gjasa ju e keni parë atë në rrjete sociale si një nga përbërësit e produkteve për kujdesin e lëkurës në produktet e juaja të preferuara të bukurisë ose në formë lëngu në dyqanin e ushqimeve të shëndetshme të juaja të preferuara. Edhe pse, ky pluhur i zi pa erë është bërë shumë i famshëm në vitet e fundit, ka një kohë të gjatë që përdoret në emergjencë të spitaleve për të trajtuar mbidoza përshkak të vetive të tijë detoksifikuese. Por ky pluhur posedon edhe shumë përfitime të tjera, nga zvoglimi i fryerjes deri në zbardhimin e dhëmëve dhe ndihmon kundër akneve.

Mendja

Pasi që qymyri i drurit posedon veti për pastrimin e helmeve, mbase ndihmon edhe në vonesën e normës në të cilën helmet ndikojnë në funksionin e trurit përderisa mplakeni. Një studim zbuloi se nëse i jepni qymyr druri një miu, shkakton rritje të jetëgjatësisë dhe zvoglon ndryshimet strukturore në lidhje me mplakje në organe dhe gjëndrrat e tyre.

Trupi

Qymyri i drurit ka shumë përfitime për trupin, duke përfshirë lehtësimin e dhimbjeve të barkut dhe përmisimin e shëndetit të zemrës. Në një trajtim klinikal, qymyri i drurit dukshmërisht ka zvogluar gazërat, fryerje dhe ngërrçe abdominale. Madje është zbuluar se ul nivelin e kolesterolit.

Bukuri

Mikrogrimcat si papastërtitë, kimikatet, bakteret si dhe helme të tjera mund të zhyten thell në sipërfaqen e lëkurës suaj. Qymyri i drurit mund të sjell këto grimca që bllokojnë poret në sipërfaqe, duke lehtësuar largimin e tyre, gjë e cila rezulton në lëkurë më të pastër, pore më të vogla dhe më pak plasaritje. Gjithashtu ndihmon në zbardhimin e dhëmbëve, falë aftësive për tu kapur në pllakëz të dhëmbit dhe në njolla të tjera të dhëmbit.