Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Pastrim pranveror për lëkurën tuaj!

Kemi lajme të mira për ju: temperaturat po rriten dhe ashtu si po i largoni rrobat e dimrit ashtu duhet të kujdeseni edhe për lëkurën e fituar gjat dimrit.

Pastrimi pranveror i lëkurës suaj fillon tani, me ndihmën e tretmaneve të ndryshme të dizajnuara për të zbuluar një kompleks me shkëlqim.

Me ndihmën e dermatologes Whitney Bowe nga New York, ju do të arrini lëkurën më të mirë deri më tani:

Provoni tretmanin me radio-frekuence

“Ndjehet si një masazhë me gurë të nxehtë” thot Bowe, të cilën ajo e etiketon si ilaçi “i përsosur pas dimrit” për shkrirje nga të ftohti. Bowe çifton mjetin i cili lëshon energji radio-frekuencë për të shtrënguar dhe fortësuar si dhe hidratues vaj kokosi- duke e lëvizur para dhe prapa në lëvizje të pandërprera në zonën nën sy. “Është vërtetuar se kur lëkura nxehet në 42-45 gradë celsius, stimulohet në mënyrë natyrale prodhimi i kolagjenit” ajo thot, gjithashtu zvogëlon rrudhat dhe linjat e vogla. Rezultati i arritur i fytyrës së freskët me shkëlqim është i barabart me “pirjen e një sasie të madhe të ujit për lëkurën tuaj”

Besoni poret një profesionisti

Për të pastruar kongjestionin nën lëkurën tuaj, ju do të keni nevojë për më shumë se sa një zhveshës i lehtë. Bowe rekomandon një pastrim të thellë siç është mjeti TheraClear: një mjet foto-pneumatik që fizikisht largon papastërtinë nga poret dhe lëshon një dritë të spektrit të gjerë në lëkurë për të vrarë bakteret. “Vepron si një fshesë elektike” ajo spjegon. “Kombinimi i dritës së kuqe dhe të kaltër qetëson inflamacionin që mund të kenë ndodhur nga të ftohtit”. Gjithashtu mjeti është shumë i mirë për klientë me probleme të akneve, klient të cilët dëshirojnë të shohin rezultate brenda 10 min. Bowe rekomandon tretmanin 1 her në muaj deri të arrijmë në sezonin e verës, për një lëkurë të lumtur dhe të shëndetshme.

Zgjedhni një zhveshës të caktuar për pigmentim të lartë

Një numër i madh i zhveshësve munden të përmisojnë dukjen e fytyrës, duarve apo të qafës duke larguar qelizat e vdekura për një lëkurë të ndritshme. Për ata me pigmentim të lartë, zgjedhni një zhveshës që ka për shënjestër problemin tuaj. Një zhveshës me përzierje të acideve salicilike dhe laktike dhe resorcinol feniletil, të cilat janë të dizajnuara për pacienta me njolla kafe apo ngjyrë të pabarabart. “Vërtet largon pigmentin nga lëkura kur qëndron në lëkurë për 3 deri 5 minuta” spjegon Bowe, “dhe ato njolla do ikin brenda disa ditëve”. Pasi që zhveshësit rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj UV, më e mira është të filloni tani që rrezet e diellit janë më të dobëta, si dhe kujtoni të vendosni kremë me SPF 30 apo më lart.

Konsideroni terapinë me mikrogjilpëra për nxitje të kolagjenit

Përdorimi i një mjeti të sterilizuar, mikrogjilpërat shkaktojnë disa plagë të vogla në sipërfaqen e lëkurës, duke e nxitur prodhimin e kolagjenit në mënyrë të natyrshme.”Është një mjet shumë i mirë për pore, tone dhe lëkurës në përgjithësi” thot Bowe. Ajo rekomandon tretmanet të pranohen me nga 1 muaj diferencë në mes, një rekomandim i cili do ju jep një lëkurë të përgatitur për stinën e verës.