Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Pamjet më të mira të grimit nga java e modës në Milan!

Momente marramendëse nga Versace, Prada, Fendi si dhe truqe nga ekspertët për ti bërë ato të përsosura.

Milano është një kryeqytet i modës, si dhe kjo vlenë edhe për botën e kozmetikës. Në vazhdim do të mund ti shihni disa nga pamjet më të bukura të grimit, si dhe disa truqe nga ekspertët se si ti arrini ato edhe ju vetë.

Moschino

Arrini pamjen: “Falë perëndisë, Picasso kishte një vajzë,” thot grimeri Kabuki, duke tundur kokën drejt shoqërisë Pariziene Paloma Picasso. “Kjo më ndihmoi shumë!” Për të theksuar koleksionin kubist të mrekullueshëm të Jeremy Scott, modelet kishin buzë të kuqe dhe eyeliner të zi grafik, me ngjyrë në flokët e tyre të kapura.

Fendi

Arrini pamjen: “Nuk është një natë e mirë nëse ju ktheheni në shtëpi para mëngjesit,” thot Peter Philips prapaskene tek Fendi, arsye se përse kjo pamje – xixëllima argjendi nën sy në vend të korrektorit si dhe eyeliner i zi ishin një pamje e ditës së dytë. Sam McKnight nyjëzoi flokët e modeleve në një punxh dhe bishtalece.

Giorgio Armani

Arrini pamjen: Drejtori i i inovacionit të Georgio Armani, Johan Lundin dhe ekipi i tijë përdori xixëllima të ylberta dhe me anë të një ngjitësi të qerpikëve aplikoi ato në qepallat e modeleve. Duke vazhduar me këtë, ata përzien hidratuesin me pudër të lëngët për një efekt me hije dhe shkëlqim.

Max Mara

Arrini pamjen: Për ata që dëshirojnë një grim ndryshe, grimeti Tom Pecheux ka një zgjidhje: lëkurë mat me një buzëkuq me ngjyrë të kuqe të errët ose të zezë.

Gucci

Arrini pamjen: Për të festuar vizionin e harmonisë të Alessandro Michele përmes stilit, Thomas de Kluyver krijoi “një narracion të vetë shprehjes” në modelet e Gucci. Disa kishin qerpik artificial mbi vetulla, buzë me zbutës pa ngjyrë.

Prada

Arrini pamjen: “Një anim nga të 20-tat” spjegoi Guido Palau në prapaskenë, “Megjithatë, prap se prap ka pak çuditshmëri në pamje me një kthim modern.” Kjo nënkupton, flokë të lëmuara dhe buzë të kuqe të intensifikuara, sëbashku me disa nga vajzat të cilat kishin vetulla të zbardhuara dhe një hark të zi intenziv mbi vijën e vetullave.

Versace

Arrini pamjen: “Shumë shpejtë, shumë joshëse, shumë Donatella.” Ngjyra neoni në sy, lëkurë të njomë si dhe flokë të lëmuara, pamje e krijuar nga Guido Palau.