Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Pamjet më të mira të grimit dhe të flokëve në natën e çmimeve të Emmy 2019!

Ja cilat janë pamjet më të mira të tapetit të kuq të natës së çmimeve të Emmy 2019:

Kerry Washington

Ajo dukej për mrekulli me një kombinim elegant dhe retro të ballukeve, eyeliner-it grafik dhe buzë me ngjyrë roze të zbehtë me shkëlqim.

Julia Garner

Hije ari-roze dhe buzëkuq me hije ari, një kombinim fantastik.

Rachel Brosnahan

Hija e kaltër ka përjetuar një famë të keqe, gjë e cila ndalon tani. Ajo përshtati hijen e kaltër të syve me një fustan elegant ngjyrë të kaltër.

Emilia Clarke

Me një fustan të inspiruar nga JLo, dhe me një grim me shkëlqim si dhe flokë të ndara në mes.

Lena Headey

Një stil të kapur të flokëve, me disa fije të lëshuara.

Sophie Turner

Turner dukej shumë bukur në roze të zbehur, me buzë dhe hije të syve të kombinuara.

Zendaya

Ngjyra gështenjë me shkëlqim e flokëve është një gjë nga ëndrrat.

Naomi Watts

Watts dukej për mrekulli me buzë të kuqe klasike si dhe flokë të stilit “Bob” të ndara anash.

Maisie Williams

Ylli i The Game of Thrones debutoi me një stil “Bob” dhe balluke me ngjyrë natyrale të flokëve.

Mandy Moore

Kaçurrelat voluminoze të Mandy Moore dhe vetullat e trasha ishin një rikthim i glamurit klasik të Hollywood.

Brittany Snow

Buzëkuq portokalli, flokë me ngjyrë dredhëze bjonde dhe një fustan me ngjyrë të kaltër të hapur, një zgjedhje e bukur.

Jameela Jamil

Buzëkuq me ngjyrë portokalli si dhe një fustan me ngjyrë pasteli janë një kombinim i përsosur i ngjyrave.