Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Nuk e kuptova se sa të dëmshme janë për thonjtë mi thonjtë akrilike përderisa nuk ndalova me përdorimin e tyre

Bërja e manykirit të përsosur për thonjë është brengë kryesore për mua, e pranoj që jam obsesive për thonjtë dhe se çdo herë sigurohem që asgjë mos të jetë më pak se e përsosur për thonjtë e mi. Unë bëj manykir një herë në dy javë dhe jam çmendërisht e apasionuar pas thonjve të gjatë dhe të bukur andaj edhe përfundova me thonjë akrilikë me vite të tëra. Nuk e dija se thonjtë akrilikë janë gjëja më e keqe që mund të ju ndodhë thonjve tuaj.

Akrilikët janë një nga opsionet më të famshme në çdo salon të thonjëve dhe qindra mijëra njerëz përcaktohen për këtë opsion, me qëllim që të mbulojnë me akril thontë e tyre të brishta dhe me plasaritje, duke mos e ditur se janë duke i dëmtuar edhe më shumë.

Çka më saktësisht janë thonjtë akrilik? Sipas dermatologut të çertifikuar dhe specialistit të thonjve Dana Stern ato janë shpikje e monomerit të lëngshëm dhe polimerit pluhur që në bashkim e sipër krijojnë një shtresë të fortë sipër thonjve tuaj natyral. Më pas sipër tyre aplikohet ngjyrë e thonjve duke e lënë përshtypjen e thonjve natyral. Sipas mjekut të mësipërm, thonjtë akrilik i dëmtojnë thonjtë natyral pasiqë përmbajnë kimikate të ashpra sikurse dhe formaldehide që shkaktojnë ndarje të thonjve, djegie, dhimbje dhe ënjtje të tyre.

Akriliku është i fortë në krahasim me thonjtë natyral andaj edhe lëndimet e zakonshme në thonjë mund t`i thyejnë dhe thoi akrilik mund të shkulë shtratin e thoit natyral.

Thonjtë artificial gjithashtu e rrisin rrezikun e infeksioneve pasiqë bakteret që nuk janë pastruar tërësisht nga pllaka the thoit dhe mund të sjellë Pseudomonan (baktere që prodhon një pigment) të rritet në hapësirën mes thoit artificial dhe atij natyral.

Arsyeja më e rëndësishme pse unë hoqa dorë nga thonjtë akrilik ishte koha kur i hoqa, i pashë thonjtë e mi aq të brishtë dhe të hollë, thyheshin lehtë dhe u deshën disa muaj që të shërohen plotësisht.

Prandaj, duke marrë parasysh faktet e mia dhe këshillat e profesionistit të fushë, i hoqa fare thonjtë akrilik nga jeta ime. Një ndër mënyrat më të mira për të pasur thonjë të gjatë dhe të fortë është konsumimi i pilulave biotinë, të cilat ndihmojnë thonjtë në rritjen e tyre si dhe pastrojnë lëkurën.