Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Nuancat më të mira të buzëkuqit për çdo ngjyrë të lëkurës!

E dimë se ndonjëherë buzët e errëta mund të na frikësojnë duke marrë parasysh karakteret negative nëpër filma të animuar. Por, këto nuanca të errëta në jetën reale mund të japin një pamje super argëtuese. Ja udhëzimet si të zgjedhni ngjyrën e përsosur për të theksuar tonin tuaj të lëkurës.

Lëkurë e bardhë
vampy lip saoirse

Shtoni hijëshinë e pamjes suaj me një buzëkuq me nuancë të ndezur të kuqe ndërsa pjesa tjetër e grimit të jetë sa më natyrale, pothuajse fare pa grim.

Lëkurë e ndritshme
vampy lip lily

Lëkura e zbehtë nuk nënkupton se duhet të aplikoni grim të lehtë. Provoni një nuancë vjollcë mat për të shtuar kontrast tonit tuaj të lëkurës, në vend që ta teproni me ngjyrën e kuqe vampireske. Mbani pjesën tjetër të grimit sa më thjeshtë me një konturim të hollë dhe hijëzim të lehtë të syve.

Lëkurë mesatare (medium)
vampy lip gigi

Një buzëkuq i theksuar ngjyrë vjollcë shton edhe më shumë hijëshinë tonalitetit të mesëm të lëkurës duke plotësuar nëntonet portokalli në lëkurën tuaj. Zgjedhni një ngjyrë të theksuar vjollcë që nxjerr në pah pigmentet tuaja të ngrohta si dhe shtoni pak hijëzim rreth syve për një pamje më të plotë.

Lëkurë nuancë ulliri
vampy lips chrissy

Po, vërtetë Chrissy Teigen mund të tërheqë çdo prirje të bukurisë që ajo dëshiron. Nuanca e kuqërremtë ngjyrë manaferre, është një super hije për këtë ton të lëkurës. Zgjedhni një nuancë më të kuqe në të vjollcë për t’ia dhënë ngrohtësinë akoma më shumë imazhit tuaj.

Lëkurë e errët
vampy lips rihanna

Nëse keni lëkurë të errët, me tone të arta, atëherë mund të zgjedhni ndonjë nuancë mat çokollate që ngjason më shumë në të kuqen e më pak kafe sikur lëkura juaj karamel. Vetëm sigurohuni që buzëkuqi mos të dalë jashtë kufizimit të buzëve sepse nuk jep pamje edhe aq të mirë.

Lëkurë e thellë e errët
vampy lips viola davis

Mund të imitoni Viola-n me një ngjyrë kumbulle me plot shkëlqim që nxjerr në pah pamjen vampireske, duke i bërë buzët tuaja të duken më të plota. Pigmentet e errëta vjollce i përshtaten lëkurës suaj, e mos të flasim që duken elegante dhe nuk ju ngarkojnë aspak. Plotësoni pamjen me një skuqje rozë dhe lajner me ngjyrë të lehtë të zezë.