Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Njohuri e cila do ju bëjë më të bukur në mënyrë shkencore!

A e dini se prerja e duhur e flokëve (dhe kjo është provuar shkencërisht) do t’ju bëjë edhe më të bukur? Sekreti i një prerjeje të mirë është gjetja e një stili që komplimenton përmasat e fytyrës suaj. Për t’ju ndihmuar të gjeni pamjen tuaj të re, ne folëm me stilistin e flokëve të famshëm Eduardo Bravo, i cili ka punuar me bukuroshet e famshme si Emily Ratajkowski dhe Ashley Graham. Ai derdhi çaj në stile të flokëve që do të nxjerrin në pah bukurin tuaj të brendshme.

hairstyle to flatter your face shape

Si është forma e fytyrës sime?

Eduardo spjegon, “Më së shpeshti identifikohen 6 forma të fytyrave: e gjatë, ovale, e rrumbullakët,diamant, katrore si dhe në formë të zemrës. Por sidoqoftë, mos lejoni që kjo t’ju habis! Për të gjetur stilin dhe modelin më të mirë, fokusohuni në sytë, mollëzat si dhe në nofull.

Pse duhet të stilizoni flokët sipas formës së fytyrës suaj…

“Kur zgjedh një stil të flokëve, qëllimi është që fytyra juaj të duket më ovale.” Megjithëse Eduardo na kujton, “Natyrisht, ne jemi të gjithë të bukur në mënyrën tonë unike dhe ju nuk duhet të shqetësoheni nëse nuk keni një formë ovale e fytyrës. Megjithatë, arsyeja pse “ovale” konsiderohet më tërheqës për syrin është për shkak të Proporcionit të Artë Grek të Beauty Phi, i cili për mijëra vjet mendohej të mbante formulën sekrete të ‘përsosmërisë’. Grekët zbuluan se Proporcioni ndodh kudo në natyrë, prandaj përdoret formula për të gjetur “përsosmërinë estetike.” Sipas kësaj teorie, fytyra e Amber Heard është gjetur të jetë 91.85% e saktë ndaj Propocionit të Artë Grek të Beauty Phi. Lajm i mirë është se me stile të flokëve dhe prerje të duhur, ne mund të bëjë pamjen tonë të jashtme më të pashme.

Si të gjeni Proporcionin të Artë Grek të Beauty Phi: “Për të përdorur proporcionin e artë, matni fytyrën nga pika më e lartë e një mollëze në tjetrën, kjo është gjerësia. Pastaj matni nga maja e vijës së flokëve deri në mjekër për të gjetur gjatësinë. Një fytyrë që është rreth 1.5 herë më e gjatë se që është e gjerë do të jetë afër proporcionit të artë prej 1.618. ”

Tani ja ku keni stilet e flokëve të cilat i rekomandon Eduardo:

Stile për fytyrë në formë të gjatë:

Forma e fytyrës: Balli, mollëzat dhe mjekra janë me gjërësi të ngjashme.

Stile për fytyrë në formë ovale:

View this post on Instagram

Day #2 @nikki_makeup

A post shared by Rosie HW (@rosiehw) on

Forma e fytyrës: Balli është pak më i gjërë se sa mjekra, me mollëza më të larta.

Stile të fytyrës në formë diamanti:

Forma e fytyrës: Balli si dhe mjekra janë të ngushtë dhe të zgjatura.

Stile të flokëve në formë të zemrës:

View this post on Instagram

headband PT. 2 ✨

A post shared by Emma Lou (@emmalouiseconnolly) on

View this post on Instagram

really wanna get bangs lately idk

A post shared by Cindy Kimberly (@wolfiecindy) on

Forma e fytyrës: Balli është më i gjërë me mjekër të mprehtë.

Stile të fytyrës në formë katrore:

Forma e fytyrës: Balli, nofulla si dhe mollëzat janë me gjërësi të njejtë.

Stile të fytyrës në formë të rrumbullakët:

View this post on Instagram

Monday morning meditation 💗🙏🏻

A post shared by Miranda (@mirandakerr) on

Forma e fytyrës: Gjërësia dhe gjatësia e fytyrës janë me madhësi të ngjashme.