Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Njihuni me AndërrAtelie- Studioja e re e juaja e preferuar!

Çfarë e bën AnderrAtelie unike?

“AnderrAtelie” është bërë vendi i bukurisë së re që ka tërhjekur vëmendjen e shumë të famshmëve në vend dhe jashtë saj. Për çdo entuziast të artit, lokali nga brenda, si vetë emri, jep ndjenjën e një ëndrre, ku vetëm duke hyrë në Atelie ju do të zhyteni në përsosmëri.

Përvojat e kaluara dhe si erdhi ideja që i solli deri këtu!

Çdo fillim është i vështirë, ashtu siç ishte për AndërrAtelie. Duke punuar në studio të tjera të bukurisë, gjithmonë duke ndjekur udhëzimet e punëdhënësve të tyre dhe duke mos marrë asnjëherë mundësinë për të shprehur talentin e tyre, një grup artistësh vendosën të lënë punën e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre duke investuar gjithçka që kishin në shtëpinë e tyre të përbashkët me vetëm një qëllim për tu arritur : për ti ndihmuar njerëzve të eksplorojnë  bukurinë e re.

Puna e tyre (karakteristikat, të famshmit, markat me të cilat punojnë)

Duke kaluar nëpër postime të të famshmive në mediat sociale, lehtë mund ta kuptoni se kush u kujdes për pamjen e tyre. Nora Istrefi, Mimoza Shkodra, Leonora Jakupi, Agnesa Vuthaj, Diana Avdiu, Teuta Selimi janë vetëm disa nga emrat ndër të cilët AnderrAtelie kujdeset.

Ne pyetëm për markat e zakonshme me të cilat punojnë, dhe rutina e tyre e punës përfshin: MAC, Bobbi Brown Cosmetics, Inglot, Huda Beauty, Estee Lauder, Anastasia Beverly Hills dhe shumë marka të tjera të njohura.

Mesazhi më i rëndësishëm për një karrierë të suksesshme!

Në çdo fushatë të angazhuar ata duket se japin një mesazh të rëndësishëm duke treguar rëndësinë e kujdesit ndaj klientit, ku gjithmonë përpiqen t’i bëjnë klientët e tyre të ndjehen të mirëpritur dhe të bëjnë ditën e tyre duke përmbushur më së miri të gjitha nevojat e tyre.

Çfarë duhet të pritet nga AnderrAtelie?

Çfarë mund të presim tjetër nga AnderrAtelie? Ne jemi shumë të sigurt se ata do të na mbajnë të kënaqur me punën e tyre. Suksesi i tyre na tregon se ata janë në rrugë të drejtë, kështu që ne vetëm duhet të vëzhgojmë dhe admirojmë rezultatet e tyre.