Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Një udhëzim i plotë i operacionit plastik “Rhinoplasty”!

Po mendoni një mënyrë permanente për të ndryshuar formën, madhësinë ose pamjen e hundës suaj? Nuk jeni të vetëm. Në fakt, kjo metodë është operacioni më i popullarizuar dhe më i kërkuar në kirurgjinë plastike.

Nëse edhe juve po mendoheni t’i bashkangjiteni të tjerëve, ja se çfarë duhet të dini:

Konsultimi

Zakonisht e njohur si operacion hunde, rhinoplasty është një procedurë që “ndryshon formën e hundës në pjesën e jashtme për qëllime të bukurisë si dhe në pjesën e brendshme për qëllime shëndeti apo mjeksore,” thot Deepak Raj Dugar. Ai thot se qëllimi është që ti jepet 1 pamje natyrale hundës, të duket sikur asnjëher nuk është prekur, që bën 1 ekuilibër të përsosur të fytyrës së pacientit.

Hapi i parë në këtë proces për pacientët e ardhshëm fillon në një zyre të një kirurgu të liçencuar për një konsultim të gjërë. Pastaj vijojnë dokumentet si dhe fotografi, kirurgu bisedon me pacientin për çfarë do problemi që pacienti ka me frymëmarrjen,” thot Dugar. “Pastaj ai vazhdon me fotografitë në IPadin e tijë dhe i tregon pacientit qëllimin e operacionit.”

rhinoplasty tools

Kandidati ideal

Adamin Kolker, kirurg plastik në New York, spjegon se pacientët e tijë zakonisht kërkojnë njërën nga këto lloje të operacioneve:

  • Gungë dorsale: gungë në urë të hundës
  • Gjërësia e hundës: hundë e gjërë ose e ngushtë
  • Asimetri: një hundë e lakuar ose e shtrembur
  • Maje e gjërë e hundës: maja e hundës e rrumbullaktë, bulbor, i trashë ose jo në proporcion me pjesën e tjetër të fytyrës
  • Maje e varur e hundës: këndi mes buzës së sipërme dhe majës së hundës është më pak se 90 shkallë
  • Deformitete pas traumave të ndryshme: deformim i hundës pas lëndimeve të ndryshme
  • Probleme me rrugët e frymarjes së hundës: prishje e valvulës së brendshme dhe devijim septal

Faktorët kryesor që ndihmojnë në përcaktimin e kandidatit ideal përfshijë pjekurinë nazale, pjekurinë emocionale, pritje realiste si dhe një mungesë e dismorfisë trupore.

Përgatitjet

Ashtu si çfarë do procedure tjetër, përgatitja është shumë e mirë si për një operim të suksesshëm poashtu edhe për një shërim të lehtë. Në mënyrë që të ndodhë më pak enjtje, gjakëderdhje apo shenja, Dugar rekomandon një rezhim të rrept të arnica (një bimë homeopatike e cila ndihmon kundër shenjave dhe dhimbjes) para operimit, si dhe shmangia e kafeinës, alkoholit dhe duhanpirjes 1 muaj para operimit.”

rhinoplasty procedure with tools

Procedura

Rhinoplasty zakonisht bëhet në baza ambulantore dhe mund të kryhet në 2 mënyra: mbyllur dhe hapur. Që të dyja qasjet përfshijnë prerje në zonën e brendshme të vrimave të hundës, por qasja e operimit të hapur përfshin edhe prerje të jashtme, në nënsipërfaqen e columella (indi i cili ndan vrimat e hundës, thot Kolker.

Ajo prerje e jashtme lë një plagë të përjetshme, thot Dugar. Lëkura e hundës pastaj hapet në mënyrë që struktura e brendshme e hundës të bëhet e dukshme. “Kjo lejon që të bëni ndryshime të mëdha të hundës,” thot Dugar. “Kjo është e nevojshme për hundë të operuar më herët, ose ato me një anatomi të vështirë.”

Gjatë rhiloplastisë së mbyllur,” të gjitha prerjet bëhen brenda hundës, gjë e cila nënkupton se nuk do të ketë preje të jashtme dhe rreziqe nga plagë,” thot Dugar. Përmes këtyre prerjeve të brendshme hunda rimodelohet dhe formësohet. “Nuk ndryshojmë pamjen e fytyrës, prap neve zbusim dhe përmisojmë ekuilibrin e përgjithshëm,” thot ai.

Në fund, kirurgu plastik do i zgjedh prerjet më të duhura bazuar në modifikimet specifike të kërkuara për pacientin, sipas Kolker.

Rreziqet

Kur mendoni për rhinoplasty, ose ndonjë procedurë tjetër kozmetike, juve duhet t’i mendoni edhe rreziqet. Gary Breslow, spjegon se rhinoplasty posedon rreziqet e veta, edhe pse konsiderohet si një procedurë shumë e sigurtë. “Rreziku më i madh është një rezultat i dobët.” thot ai.

Rezultati i dobët nënkupton që pamja kozmetike nuk është ajo që pacienti ka dëshiruar si dhe ndonjëher mund që rezultati të jetë edhe më keq se që keni qenë. Breslow thot se juve duhet të merrni parasyshë edhe frymëmarrjen pasi që ndodhë që frymëmarrja mund të përkeqësohet pas operimit.

Rreziqe të tjera përfshijnë: gjakderdhje, infeksion si dhe rreziqe nga anestezioni, por Breslow thot se këto rreziqe janë të pakta.

Shërimi

Në terme të shërimit, e tëra varet nga lloji i operacionit, por për të dy procedurat si ajo e hapur dhe e mbyllur, shërimi zakonisht ndodh për 1 deri 2 javë. “Ndodh që pacientët shërohet edhe për 5-6 ditë,” thot Dugar.

Përderisa shërimi fillestar është i shpejtë, shërimi i përgjitshëm vazhdon për 2-3 vite. “Një proces më i ngadalshëm i shërimit,” thot Dugar.

Gjithashtu, Breslow thot se përderisa shumica mendojnë që ky lloj i operimit shkakton shumë dhimbje, faktori i dhimbjes nuk është edhe aq serioz. “Edhe pse pas procedurës shumica e pacientëve përjetojnë të enjtura të shumta dhe shenja të ndryshme, ata prap se prap thonë që dhimbja është e tolerueshme,” thot ai, duke shtuar se dhimbja që përjetojnë pacientët është e tolerueshme pasi që menaxhohet me anë të medikamenteve.

Përvoja

Dugar thot se rhinoplasty është “shumë e zakonshme për demografët e rinj.” Një paciente e Dugar, Ruby Priscilla Cruz 19 vjeçare thot se “jam shumë e lumtur me rezultatet, javën e parë kisha pak probleme pasi që nuk mund të merrja frymë përmes hundës përshkak të fashave, por përpos kësaj, shërimi ishte pa dhimbje dhe i lehtë.”

Për një procedurë me rezultate të mira, Breslow thekson rëndësinë e gjetjes së mjekut të kualifikuar. “Aftësia e manipulimit korrekt dhe preciz si dhe rimodelimi i hundës për të arritur rezultate të kënaqshme estetikisht, përderisa mirëmban ose përmison problemet e frymarrjes, kërkon aftësi dhe ekspertizë që përfitohet gjatë viteve të shumta të përvojes me këto probleme,” thot ai.

Beforeandafter photos of scarless rhinoplasty patient