Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Një udhëzim i detajuar i çdo lloji të manikyrit!

Nëse jeni në dyshime dhe nuk mundeni të vendosni se cilin lloj të manikyrit do e aplikoni rradhën e ardhshme, tani do i mësoni të gjitha në disa pika të shkurta.

Manikyr bazik

Manikyri bazik është manikyri standard. “Tekniku i thonjve do fillojë me zhytjen e duarve në ujë të ngrohtë me shampo për të zbutur qelizat e vdekura të lëkurës,” thot Higuchi. “Pastaj, tekniku i thonjve do limoj thonjtë, pastrojë kutikulat si dhe të masazhojë duart me një kremë të duarve. Aplikon shtresën bazë, ngjyrën si dhe shtresën përfundimtare dhe në fund aplikon vaj për kutikula.”

Sa zgjat procesi: Procesi i përfundimit të një manikyri bazik zgjat deri në 30 minuta.

Sa zgjasin rezultatet: Një manikyr bazik zgjat deri në 7 ditë.

Si e largoni: Llaku mund të largohet me aceton ose pastrues llaku.

A dëmton thonjtë: Jo. Në fakt, ky lloj i manikyrit ndihmon në shëndetin e thonjve, duke i hidratuar dhe duke mirëmbajtur shëndetin me anë të prerjeve të shpeshta të thonjve dhe kutikuleve.

Gell manikyri

“Një gell manikyr përfshinë procesin e njejtë të manikyrit bazik duke shtuar një llak gell i cili thahet në llambë UV dhe pastaj përfundohet me një shtresë përfundimtare shkëlqimi,” thot Cardenas.

Sa zgjat procesi: Një manikyr një ngjyrësh zgjat deri 45 minuta.

Sa zgjasin rezultatet: Një manikyr gelli zgjat nga 2 deri 3 javë.

Si i largoni ato: Llak gelli mund të largohet me pastrues acetoni, por më e mira është të drejtoheni në sallon.

A dëmton thonjtë: Një manikyr gelli nuk duhet të ndikojë në shëndetin e thonjve nëse aplikohet dhe largohet nga një profesionist. Thonjtë mund të dëmtohen nëse klienti përpiqet të largojë ato vet në kushte shtëpiake.

Manikyr akrilik

Manikyri me akrilik është kombinim i monomerëve të lëngshëm dhe pluhurit polimer që krijon një shtresë të fortë mbrojtëse mbi thonjtë tuaj natyral.

Sa zgjat procesi: procesi i manikyrit me akrilik zgjat deri në 1 orë e 30 minuta.

Si bëhet: “Manikyri akrilik ka hapat e njejtë me gell manikyrin, me përdorimin e monomerëve të lëngshëmk dhe pluhurit polimer për të ndërtuar thonin mbi atë natyral dhe pastaj aplikohet ndonjë llak apo thahet në llambë UV nëse klienti aplikon gell manikyrin mbi të,” spjegon Cardenas.

Sa zgjasin rezultatet: Manikyri me akrilik zgjat nga 2 deri 3 javë.

Si i largoni ato: Largimi i akrilikut bëhet me anë të një acetoni.

A dëmton thonjtë: Nëse aplikimi dhe largimi i manikyrit kryhet nga një profesionist atëher nuk duhet të shkaktojë dëme në thonjtë natyral.

French manikyri

French manikyri i viteve të 2000-ta është rikthyer. “Ky është një manikyr që përfshinë një ton të hapur roze ose bezh me maje të thonjve me ngjyrë të bardhë,” thot Cardenas.

Sa zgjat procesi: French manikyri zgjat nga 45 minuta deri në 1 orë.

Si bëhet: French manikyri bëher duke aplikuar një manikyr bazik dhe një roze të hapur ose bezh si dhe maje të thonjve me ngjyrë të bardhë.

Sa zgjasin rezultatet: French manikyri zgjat nga 2 deri në 3 javë.

Si i largoni ato: Mund të largohet me aceton nëse aplikohet me gell, ose me pastrues llaku nëse është me llak të zakonshëm.

A dëmton thonjtë: Nëse aplikimi dhe largimi i manikyrit kryhet nga një profesionist atëher nuk duhet të shkaktojë dëme në thonjtë natyral.

Manikyri shellak

Një llak i zakonshëm merr kohë për tu tharë ndërsa gelli shkakton dëme nëse nuk largohet në mënyrë të duhur – manikyri shellak është një mesatare e kënaqshme. Higuchi thot se “Shellac është emër i brendit”. “Është një patentë në pridje për produkt të thonjve nga Creative Nail Design CND. Është një hibrid, që nënkupton gjysmë llak e gjysmë gell dhe mund të aplikohet ngjashëm me llakun e zakonshëm në thonjtë natyral. Thahet me llambë UV.”

Sa zgjat procesi: Një manikyr shellak zgjat deri në 45 minuta.

Si bëhet: Ky lloj i manikyrit ndjek hapat e njejtë të manikyrit me gell.

Sa zgjasin rezultatet: Një manikyr shellak zgjat deri në 3 javë.

Si largohen ato: Ato mund ti largoni me anë të një acetoni.

A dëmton thonjtë: Ju rrezikoni që të dëmtoni shëndetin e thonjve nëse largoni ato në mënyrë të gabuar ose qëroni ato.

Manikyri me parafinë

Lëkurë të thatë? Shtoni një manikyr me parafinë në tretmanin tuaj të thonjve pasi që parafina hidraton lëkurën. “Parafina njihet për trajtimin e lëkurës së thatë. Nxehtësia e dyllit hap poret dhe rrit qarkullimin në duar,” thot Higuchi. “Tretmani me parafinë gjithashtu mund të qetësojë muskujt e pezmatuar dhe nyje.”

Sa zgjat procesi: Rreth 50 minuta.

Si bëhet: Fillimisht, nxehni dyllin, pastaj zhytni duart dhe prisni 20 deri 30 minuta. Pastaj largoni dyllin dhe masazhoni një losion ose kremë në duar.

Sa zgjasin rezultatet: Nga 1 deri 2 javë.

A dëmton thonjtë: Jo.

Gurë të nxehtë

“Manikyri me gurë të nxehtë është një manikyr terapeutik që kërkon përdorimin e gurëve të nxehtë gjatë procesit të një manikyri bazik me gurë të nxehtë, vajra ushqyese dhe masazhë terapeutike,” thot Cardenas.

Sa zgjat procesi: Një shërbim i manikyrit bazik me gurë të nxehtë zgjat rreth 50 minuta.

Si bëhet: Një manikyr me gurë të nxehtë është një tretman i cili bëhet para aplikimit të gellit apo llakut duke përfshirë gurë të nxehtë, zhveshje të lëkurës, vajra ushqyese dhe masazhë terapeutike.

Si i largoni ato: I largoni gurët dhe pastroni vajrat e tepërta në duar.

A dëmton thonjtë: Jo, manikyri me gurë të nxehtë është një shërbim terapeutik i cili promovon qetësim dhe rigjenerim të duarve.

Manikyri me pluhur

Një tjetër mesatare e kënaqshme është “manikyri me pluhur i cili hyn në mes të manikyrit të zakonshëm dhe atij me akrilik,” thot Higuchi. “Në vend të përdorimit të rrezeve UV për të tharë gellin, ngjyra vjen nga pluhuri me pigment.”

Sa zgjat procesi: Rreth 40 minuta.

Si bëhet: Një shtresë bazë aplikohet në thonj, pastaj thoi zhytet në pluhur dhe sigurohet me anë të një shtrese përfundimtare.

Sa zgjasin rezultatet: Rreth 3 javë.

A dëmton thonjtë: Jo.