Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Një gjë që femrat me flokë të rralla duhet të shmangin

Shumica e femrave do jenë dakord se kur duhet të blejnë produkte për flokë, jemi gjithnjë në mision për të arritur deri tek flokët më voluminoze dhe më të forta.

Me ndotjen e ajrit, dëmtimet nga rrezet e diellit, ngjyrosjen, tharjen dhe stilizimin e flokëve, është shumë lehtë që fijet e flokëve të bëhen të thata, të brishta dhe të dëmtuara.

Pjesë e problemit është ajo se shumë produkte ofrojnë pretendime të mëdha për efektin e tyre riparues, mirëpo në realitet ata bëjnë më shumë dëm sesa dobi, posaçërisht nëse nuk jeni duke përdorur produktet e duhura për tipin tuaj të flokëve. Një nga keqbërësit më të mëdhenj për këtë janë shampot, kondicionerët dhe maskat që janë të pasura me proteinë.

Në teori, proteina nuk duhet të bëjë shumë dëm, pasiqë  flokët tona janë të krijuara nga kjo materie, mirëpo nëse e përdorni me kujdes maskën për flokë dhe pyeteni për çfarë arsye flokët tuaja duken të thata dhe të brishta, mund që kjo të jetë përgjigja juaj.

Të gjitha flokët kanë nevojë për baraspeshim të proteinës së quajtur keratinë dhe lagështisë. Kurdoqoftë që ky baraspeshim prishet, do të kemi dëmtime.

Derisa flokët më të shpeshta dhe të valëzuara kanë më tepër proteinë, do të  rrallohen duke bërë që fijet të jenë më të fryra, gjë që bën gërshetat e thara apo dëmtuara të thyhen.

Image result for stamiker