Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ngjyrat verore të thonjëve për tone më të errëta të lëkurës!

Me stinën e verës në prag, është koha të largoni ngjyrat e stinës së dimrit dhe të vjeshtës. Ngjyrat e ngrohta u përshtaten shumë toneve më të errëta të lëkurës.

Në vazhdim do mund të shihni disa nga ngjyrat verore për të gjitha tonet e errëta të lëkurës:

Koral

Një nga ngjyrat e thonjëve më joshëse për tone të errëta të lëkurës si dhe ngjyra më e preferuar e stinës. Ngjyra korale duket shumë bukur në thonjë të shkurtër. Kjo ngjyrë nga Rimmel i përshtatet trendit dhe është e përsosur për ditë plazhi apo në pishina.

Image result for rimmel nail polish sunny clash

E verdhë

Ngjyra e verdhë gjithnji ka patur pëlqimin tonë, dhe kjo ngjyrë nga Rimmel në Sunny Clash është e preferuara jonë. Aplikoni këtë ngjyrë në gishtërinjt e duarve dhe të këmbëve tuaja.

Portokalli

Kjo hije do të duket shumë bukur në ato netë të vona të ngrohta. Tangerine tent nga Rimmel është një ujdi e bukur që duhet ta bëni dhe do duket shumë bukur në këmbët tuaja.

Image result for pretty matte nail enamel m01

E bardhë

Edhe pse shumica e femrave pëlqejnë të kenë thonj të bardhë, ato prap se prap i shmangen kësaj ngjyre. Asnjë ngjyrë tjetër nuk e thekson melaninën më tepër se kjo ngjyrë. Përshtatni Pretty Matte Nail Enamel M01 White me një fustan me lule për të kompletuar dukjen tuaj të një dite vere.