Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ngjyra pastel më e preferuar për këtë verë çuditërisht është një shumë e lehtë!

Për të gjithë ato të cilët pëlqejnë aventurat, ky trend i ngjyrës për këtë verë do ju pëlqejë deri në atë masë sa që nuk do të mund t’i rezistoni.

Përderisa ngjyrat pastel që nga fillimi i vitit kanë filluar të përdoren, aplikimi i ngjyrës në tërësi nuk u shkon të gjithve. Përderisa këto hije të ngjyrave praktikisht përshkruajn verën, ato kërkojnë një mirmbajtje të lartë. Ngjyra pastel zbehet shpejtë dhe mund të dëmtojë flokun me bazë të errët të ngjyrës pasi që ajo në fillim duhet të zbardhohet dhe pastaj të mund të arrini hijen e ylbert të dëshiruar.

Për këtë arsye, ngjyrosja e majeve dhe jo e flokut në tërësi, është popullarizuar.  “Ndryshe nga ombre e cila krijohet nga tone të ndryshme për të arritur përzierjen e përsosur, zhytja e majeve në ngjyrë jep një vijë të fortë në mes ngjyrës bazë dhe ngjyrës pastel.”

Zhytja e majeve të flokve në ngjyrë nuk kërkon aq shumë mirëmbajtje sa ngjyrorja e tërë flokut. “Kjo teknikë nuk duket keq kur zgjaten flokët,” thot De Zeeuw. “Tonet pastel zbehen shpejtë dhe nëse dëshironi të mirëmbani ngjyrën ju duhet të përdorni një toner pastel çdo 2-3 javë, varësisht nga ngjyra që ju pëlqeni, dhe se sa shpesh pastroni flokun.”

Ajo sugjeron që ju të pastroni flokun pastel me ujë të ftohtë dhe të përdorni mjete të nxehta vetëm nëse ju duhen për të mbajtur ngjyrën e freskët sa më shumë që mundeni. Ndryshe, kur ngjyra fillon të zbehet ju mund të shkurtoni majet, ose kur vera përfundon.

Pasi që ngjyra do jetë në maje të flokëve, juve do mendoni që mund ta bëni vet, por De Zeeuw paralajmron se “Ngjyrat Pastel janë të dukshme vetëm në ngjyrë të hapur, pra nëse dëshironi të arrini një ngjyrë pastel, ju duhet të krijoni një ngjyrë të bardhë në fillim dhe pastaj të aplikoni një ton pastel. Nëse keni flokë të errëta, do të jetë e vështirë të arrini ngjyrën e dëshiruar, pasi që juve do ju duhet të zbardhni atë njëher, sidomos nëse dëshironi flokë të shëndetshme.”

Si përfundim: drejtohuni tek ndonjë salon nëse dëshironi një punë më efektive.

Nëse dëshironi që këtë verë të arrini ngjyrën e dëshiruar, zhytja e majeve në ngjyrë është zgjedhja e duhur për ju.

Në vazhdim do të mund të shihni disa fotografi nga të cilat mund të inspiroheni për vete:

Elsa Hosk

Elsa Hosk

Gemma Chan

Taylor Swift

Taylor Swift

Cardi B

Cardi B