Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Natyral vs Sintetikë: kuptimi i termeve – cila është më e mirë për lëkurën tonë?!

A jeni edhe ju të hutuar nga produktet natyrale dhe sintetike për kujdesin e lëkurës? Mesa duket të gjithë po përpiqemi të kemi kujdes për atë që po blejmë dhe të jemi të informuar për produktet që i vendosim në ftyrë.

“Kimikatet janë një gjë e keqe për neve,” “produktet natyrale janë jo efektive,” “produktet sintetike shkaktojnë ndjeshmëri,” “vajrat thelbësore shkaktojnë inflamacion.” Me kaq shumë mendime të ndryshme, cilës duhet t’i besojmë?

Neve biseduam me ekspert për të na treguar mendimet e tyre dhe për të shikuar dallimet:

Çfarë mendoni se nënkupton termi “Produkte natyrale”?

“Teknikisht nuk është se ekziston një definicion përfundimtarë,” thot Dr. Anjali Mahto. “Një nga problemet është se “natyral” nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm.” Megjithatë, “në përgjithsi, kjo implikon se produktet janë të formuluara me përbërës të gjetur në natyrë, shpesh nga bimë si: vajra botanike,” spjegon Dr. Alexis Granite. “Ose mund të nënkuptojë që nuk përmban prezervativ sintetik si: parabenet,” thot Dr. Anjali.

“Mënyra më e mirë që të kuptoni se një produkt është vërtetë natyral është shenja e çertifikimit,” thot Sarah Brown. ”

Çfarë mendoni se nënkupton termi “Produkte sintetike”?

“Produktet sintetike janë ato produkte të cilat përmbajnë përbërës që rrjedhin nga laboratori si: acidi hialuronik,” thot Dr. Alexis. “Formulat krijohen duke përdorur kopje kimike të përbërsve natyral,” spjegon Anna-Marie Solowij.

Përse mendohet se produktet natyrale nuk janë efektive dhe se ato sintetike janë një gjë e keqe për lëkurën tonë?

“Ka aq shumë produkte për kujdesin e lëkurës në treg dhe aq shumë pretendime sa që klienti e ka problem të kuptojë të gjitha ato,” thot Dr. Alexis. “Teoritë e produkteve natyrale kundër atyre sintetik kanë polarizuar industrinë pasi që disa pretendojnë se produktet natyrale janë jo efektive përderisa të tjerët thonë se produktet sintetike janë të dëmshme për neve. E vërteta qëndron diku në mes. Produktet me prejardhje natyrale mund të arrijnë efektin e tyre në maksimum kur fomulohen në mënyrë të duhur. Megjithatë, fjala natyral jo gjithnjë nënkupton një gjë të mirë, ka bimë të ndryshme që përmbajnë helme. Produktet sintetike  në thelb nuk janë të dëmshme vetëm se janë krijuar në laborator, si dhe shumica e tyre janë të biodisponueshme,” shton ajo.

Cilat janë problemet me të cilat përballohen produktet natyrale?

“Ndryshe nga industria e ushqimit, në industrinë e bukurisë nuk ka rregulla të cilat kontrollojnë përdorimin e termeve “natyrale” dhe “organike”, thot Sarah. Në fakt, ka shumë kompani që përdorin këtë terminologji për të përshkruar produktet e tyre, përbërësit e të cilëve nuk u përmbahen rregullave,” thot ajo.

Shembull, “nëse përbërësi origjinal është natyral, shembull një përbërës i ekstraktuar nga një lule apo frut, por pastaj ndryshon nga procesimi kimik në diçka tjetër. A është ende natyral? pyet Dr. Anjali. Disa brende pretendojnë se po.

“Gabimi më i madh është të mendoni se produktet natyrale janë më të sigurta se ato pa këtë etiketim, por jo medoemos,” thot Anjali. “Fakti qëndron se, ashtu si përbërësit sintetik mund të jenë të dëmshëm, ka shumë përbërës natyral që gjenden në produkte organike që janë të dëmshme për lëkurën,” spjegon Alicia Jackman. “Vetëm se një përbërës është natyral, nuk do të thot se është më i mirë, si dhe anasjelltas, vetëm se një përbërës është krijuar në laborator, nuk do të thot se është i dëmshëm,” thot ajo.

Kur është fjala për formula natyrale, “nuk ekziston pretendimi “pa kimikate” thot Alicia, “uji është një kimikat, ashtu është edhe oksigjeni si dhe vajrat thelbësore në produktet e juaja.” “Në nivelin fundamental, çdo gjë është kimikale,” thot Dr. Anjali.

Përbërësit si vajrat thelbësore kanë ndarë industrinë. Cili është mendimi juaj?

Disa ekspert thonë se ato shkaktojnë ndjeshmëri të lëkurës dhe se nuk janë të përshtatshme me shumicën e llojeve të lëkurës. Tjerë thonë se ato janë burimi kryesor i antioksidantëve dhe janë ushqim i lëkurës, gjë që e vështirëson vendimin tonë.

“Nuk jam një admiruese e vajrave të lëkurës në përgjithsi,” thot Dr. Alexis. “Unë mendoj se ato shkaktojnë probleme me ndjeshmëri dhe plasaritje të lëkurës. Ato janë shumë të koncentruara, gjë e cila shkakton reaksione tek lëkura. Disa si bergamoti dhe agrumet gjithashtu mund të bashkëveprojnë me ekspozimin ndaj diellit duke shkaktuar irritime dhe pigmentim të lëkurës. Në përgjithësi, unë preferoj vajra thelbësore për aromaterapi se sa për përdorim në lëkurë,” shton ajo.

“Përpos nëse keni lëkurë të thatë, unë do ju kisha preferuar që të shmangni ato pasi që shumica janë “komedogjenike” ose mund të bllokojnë poret duke shkaktuar njolla,” thot Dr. Anjali. “Vajrat thelbësore, botanike dhe bimore mund të shkaktojnë irritim dhe alergji,” shton ajo.

SPF, retinoli dhe acidi hialuronik – natyral apo kimikal?

“SPF mund të jetë qoftë fizike (natyrale) apo kimikale (sintetike) në kompozim. Nuk mund të gaboni në zgjedhjen e SPF, e tëra varet nga zgjedhja personale,” thot Dr. Alexis. “Mbrojtësit fizikal rrjedhin nga mineralet si: dioksid titani dhe oksid zinku dhe janë më inert se sa ato kimikal, madje edhe me shumë gjasa që janë një zgjedhje më e mirë për lëkurë të ndjeshme,” shton ajo.

Mbrojtësit kimikal zakonisht preferohen për aftësinë e tyre për të depërtuar më shpejtë, janë më të lehtë dhe nuk lënë mbrapa një shtresë të bardhë, gjithashtu edhe ato fizik ofrojnë përfitime mjedisore, meqë një dëshmi e popullarizuar thot se 2 nga përbërësit kryesor në mbrojtës kimikal- oksibenzone dhe ostinoksate janë helmuese për koralet kur ato pastrohen nga uji. Si përfundim, që të dyja opsionet posedojnë anët pozitive dhe negative.

Kur është fjala se si përbërësit sintetik krijohen: “përbërësit sintetik zakonisht formohen në laborator dhe ky proces dallon varësisht nga përzierja e bërë,” spjegon Dr.Alexis. “Nuk ekziston retinol “natyral” ose acid hialuronik të disponueshëm për përdorim topikal.

Përbërës të tjerë sintetik si SLS, vaj mineral dhe prezervativët kanë fituar një famë të keqe, përse?

“Neve po shohim një rritje të alergjive të lëkurës si dhe dermatitis atopik dhe përbërësit si SLS, vaj mineral dhe prezervativët mund të jenë të përfshirë në disa raste,” spjegon Dr. Alexis. “SLS është një pastrues i cili largon vajrat natyrale të lëkurës, duke e lënë atë të ekspozuar dhe të prirur ndaj reagimeve. Gjithashtu është shumë alkaline, pra prish ekuilibrin e pH dhe acidit të rëndësishëm mbrojtës. Kjo është pse njerëzit fitojnë atë ndjenjën e lëkurës së shtrënguar pas pastrimit të fytyrës së tyre,” thot Sarah.

“Vaji mineral ka anët pozitive dhe negative. Është okluzive që nënkupton se qëndron mbi lëkurë duke krijuar një barrierë. Kjo do të thot se uji nuk mund të avullohet nga lëkura. Megjithatë, struktura e lëkurës nuk përfiton nga vaji,” thot Sarah.

“Neve na duhen prezervativët në produkte pasi që nëse ato nuk janë atëherë jetëgjatësia e produkteve do të ishte shumë e shkurtë. Pastruesit mbështeten në SLS në mënyrë që të pastrojnë papastërtitë, debrisin dhe yndyrën nga lëkura,” thot ajo.

Pas gjithë këtyre, Sarah preferon vajërat nga bimët natyrale pasi që ato “posedojnë një afinitet natyral në lëkurë, dhe ashtu njihen dhe absorbohen. Kjo është relevante për lëkurë të thatë ku acidet thelbësore yndyrore shpërbëhen. Vaji natyral do e furnizojë lëkurën me ato acide, duke përmirësuar gjendjen e lëkurës në një nivel më të thellë. Plus, vajrat bimore natyrale gjithashtu përfshijnë antioksidant, nga të cilat lëkura përfiton shumë,” shton ajo.