Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Mënyrat e ndryshme si të bëni flokët tuaj me shumë volum!

Nëse keni flokë të thatë, të rralluar pse thjeshtë prisni që të ju rriten duke shpresuar në përmirësim të tyre? Këtu po ju paraqesim disa gjëra që mund t’i bëni flokët më të trasha dhe me shumë volum.

Nëse keni flokë të rralla në ndarjen e mesit apo skajeve:

Pyesni stilistin tuaj për një prerje të shkallëzuar apo përfshierjen e ballukeve rreth dy centimetra më shumë se zakonsiht. Stilimi i flokëve nga para është shumë i dobishëm sepse mbulon zonat e rralluara të flokëve, andaj mund të maskoni apo fshehni rrallimin duke i krehur me një brushë dhe duke i tërhequr përpara.

Nëse keni flokë të rralla përgjatë ndarjes:

Atëherë ndryshoni stilin e flokëve. Rodney Cutler, një stiliste e salloneve për prerje flokësh, thekson se kryqëzimi i pjesëve të flokëve ndihmon shumë në fshehjen e boshllëkut. Kapni një pjesë të vogël të flokëve, dhe tërhiqeni në të majtë, pastaj kapni një pjesë tjetër nga e majta dhe tërhiqeni në të djathtë. Ajo që krijoni është një linjë e shpërndarë dhe e çrregullt duke mbuluar kështu zonat e rralluara të flokëve.

Nëse keni flokë të rralla gjithandej:

Në këtë rast mund të konsideroni një paruke cilësore, ose të shtoni zgjatime flokësh. Për rezultat më të mirë, konsultohuni me stilistin tuaj të flokëve se cili model ju përshtatet më shumë. Është e vërtetë se gjithkush dëshirojmë flokë 100% reale dhe të shëndetshme, por në raste të tilla ju mund t’i ndihmoni vetes duke zgjedhur një paruke sa më natyrale, që shtrihet mirë nga rrënjët dhe përputhet me llojin tuaj të flokëve. Keni aq shumë përzgjedhje që ju ofrohen andaj nuk ka nevojë për panikë!

Pa marrë parasysh llojin e humbjes së flokëve:

Një pluhur apo pudër flokësh që përmbajnë fibra, është një rregullim i shpejtë që zgjat deri sa të lani flokët herën tjetër me shampo. Shkundeni mirë pluhurin në kokë, njëlloj sikur shkundni kripën apo biberin në supë. Kjo ndikon në shtimin e volumit, i bën flokët më të plota dhe largon ndjesinë e flokëve të rralla.

Çdokujt i bien flokët!

Vetëm për shkak se shihni fije flokësh të rënë gjatë dushit nuk nënkupton se jeni duke i humbur ato, apo do ngeleni pa flokë. Femrat janë duke i larë shumë më pak flokët falë shampove të thatë që nënkupton se në përgjithësi, flokët ju bien më shumë gjatë larjes me shampo. Përafërsisht, një person humb 30deri 50 fije floku në ditë, duke vënë në dukje se nëse i lani ato një herë në javë, ky numër mund të jetë më shumë se 200 qime. Por, një rënie prej më shumë se 1000 qime mund të llogaritet si abnormale, andaj në raste të tilla, nëse jeni të shqetësuar, konsulltoni dermatologun tuaj.